×
  • Kronika
  • Kronika

    37 aksidente gjatë javës së kaluar në rajonin e Pejës

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Gjatë javës së kaluar, në rajonin e Pejës, kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, ku 11 kanë qenë me persona të lënduar.

    Po ashtu janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba dhe janë arrestuar 31 persona.

    Njoftimi i plotë:

    Aktivitetet e javës së kaluar në Drejtorinë Rajonale të Policisë Pejë

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, nga data 23.09.2024 deri më 29.09.2024, ka realizuar disa aktivitete në kuadër të detyrave të saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Gjatë kësaj jave, policia ka ndërmarrë veprime të shumta për të adresuar shkeljet e trafikut dhe veprat e ndryshme penale.

    Aktivitetet kryesore të realizuara përfshijnë:

    Aksidente me lëndime trupore: 11

    Aksidente me dëme materiale: 26

    Tiketa të shqiptuara për kundërvajtësit në trafik: 1368

    Persona të arrestuar për raste të ndryshme: 31

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në parandalimin e aksidenteve dhe veprave penale, duke punuar ngushtë me komunitetin dhe duke intensifikuar prezencën policore në terren.

    Policia e Kosovës fton qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin aktiv, pasi ky bashkëpunim është thelbësor për parandalimin e krimit dhe sigurimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë.

    Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Kronika30 Shtator 2024
    Të premten, më 27 shtator në kryeqendren austriake është arrestuar një 31-vjeçar nga Kosova. Kosovari u ndalua nga Departamenti Shtetëro i Vjenës....
    Kronika30 Shtator 2024
    Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë rajon kanë ndodhur 32 aksidente trafiku. Sipas të dhënave...
    Kronika30 Shtator 2024
    Një tentim – grabitje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles në Graçanicë. Rastin në polici e ka raportuar një çift...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)...
    Lajme30 Shtator 2024
    I pari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti ka potencuar për Front Online se projektet në Gjilan nuk po finalizohen për shkak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot është hapur thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës në...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Prokuroria e Tiranës po kërkon sekuestrimin e disa pronave dhe veturave në pronësi të një punonjëse në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare në...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një grup nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe...
    Kronika30 Shtator 2024
    Të premten, më 27 shtator në kryeqendren austriake është arrestuar një 31-vjeçar nga Kosova. Kosovari u ndalua nga Departamenti Shtetëro i Vjenës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.