×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës, Nagavci njofton se studentët përfitues do të mbështetën me nga 8500 euro

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot është hapur thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025.

    Nagavci përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8500 euro.

    Ajo ka thënë se konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës.

    “Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës”, ka shkruar Nagavci.

    Mes tjerash ajo tha se thirrja do të jetë e  hapur deri më 14 tetor në ora 16:00.

    “Thirrja do të jetë e hapur deri më 14.10.2024, në ora 16:00. Për studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi”, shkroi Nagavci.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)...
    Lajme30 Shtator 2024
    I pari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti ka potencuar për Front Online se projektet në Gjilan nuk po finalizohen për shkak...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një grup nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Për shkak se dëshmitari Refki Kryeziu gjendet jashtë vendit, ka dështuar sërish seanca e paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në...
    Bota/Rajoni30 Shtator 2024
    Shefi i diplomacisë në Serbi, Marko Gjuriq, tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hetimet...
    Lajme30 Shtator 2024
    Buxheti për 2025, bartja e 2.5 milionë eurove dhe inkubatori i biznesit janë vetëm disa nga projektet të cilat qeverisja aktuale në...
    Lajme30 Shtator 2024
    Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit sot ka nisur dëshminë...
    Lajme30 Shtator 2024
    Qeveria ka ndarë 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS-it, gjatë një mbledhjeje elektronike. Gjithashtu u emërua Komisioni Ad...
    Sport30 Shtator 2024
    Shqipëria dhe Serbia, do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian në futboll në kategorinë U21. Vendimi zyrtar do të jepet më 16...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.