×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Kosova e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Irlandën

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet sepërgjatë bashkëbisedimit, Bislimi shprehu mirënjohjen për përkrahjen e palëkundur të Irlandës ndaj Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen në arenën ndërkombëtare. Irlanda do të marrë përsipër edhe presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2026.

    “Në takim u bisedua rreth fuqizimit të marrëdhënieve e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve tona në fusha me interes të përbashkët. Fokusi u përqendrua në mundësinë e kultivimit të shkëmbimit tregtar, investimeve ekonomike dhe projekteve kulturore midis dy vendeve tona, me theks në rrafshin e shkëmbimit të përvojave dhe në angazhimin e diasporës”.

    “Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin e bisedën, duke shtuar se Kosova mbetet e gatshme për bashkëpunim të ngushtë me Irlandën e thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes nesh”, thuhet në njoftim.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një grup nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, Riad Rashiti në një prononcim për Front Online ka thënë se...
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përballja me Serbinë, s’është vetëm betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Qeveria ka ndarë 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS-it, gjatë një mbledhjeje elektronike. Gjithashtu u emërua Komisioni Ad...
    Sport30 Shtator 2024
    Shqipëria dhe Serbia, do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian në futboll në kategorinë U21. Vendimi zyrtar do të jepet më 16...
    Lajme30 Shtator 2024
    Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta historiani, Prof.Dr. Liman Rushiti. Njoftimi u bë nga familjarët e të ndjerit. Ceremonia e varrimit...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ushtarët e Regjimentit të Parë të Forcës së Sigurisë, e kanë përfunduar ushtrimin fushor “Iron Platoon”. Ky ushtrim është realizuar në kuadër...
    Lajme30 Shtator 2024
    Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur në Junik, mëngjesin e së dieles. Sipas asaj që ka deklaruar në...
    Lajme30 Shtator 2024
    17 aksidente me të lënduar, dhe 30 me dëme materiale janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.