×
  • Sport
  • Sport

    Gazmend Demolli e mbyll me fitore

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Gazmend Demolli është fitues i garës “Zymi 2024”, e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në disiplinën malore.

    Demolli i Prishtina Racing Team me Norma M20 deri te fitorja, në shtegun prej 2.8 kilometra, arriti me kohën 03:15.557 (01:39.346 dhe 01:36.311) me shpejtësi mesatare prej 103.089 kilometra në orë.

    “Unë edhe para kësaj gare e kisha siguruar titullin e kampionit, por u paraqita në garë për t’i respektuar sponsorët, shikuesit dhe klubin organizator. Jam i kënaqur me rezultatet e sivjetme dhe ajo që është më e rëndësishme për faktin që i gjithë kampionati kaloi vetëm me disa aksidente me pasoja materiale. Shpresoj që në kampionatin e ardhshëm të kemi më shumë garues, më shumë konkurrencë dhe rezultate edhe më të mira”, ka thënë Demolli pas fitores në Zym.

    I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Belkim Fazliu i SHAM AK Prizreni D&G, i cili me Renault Megane pati kohë 03:33.789 minuta (01:47.491 dhe 01:46.298).

    Në podiumin e fituesve u gjend edhe Besfort Bunjaku i AK Ferizajt me Honda Civic me kohë 03:34.166 (01:48.512 dhe 01:45.654).

    Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi Prizrenit D&G me 60 pikë, pasuar nga AK Ferizaj (50), Prishtina RT (39), Eurogoma RT (20) dhe Gjakova 137 me 10 pikë.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Sport30 Shtator 2024
    Finalja e Kupës së Botës FIFA 2026 do të ketë një Halftime Show të stilit Super Bowl të prodhuar nga Global Citizen,...
    Sport29 Shtator 2024
    Eshtë mbyllur ndeshja mes Atleticos dhe Realit pa fitues, me rezultat 1 me 1. Golin për Los Blancos e shënoi në minutën...
    Sport29 Shtator 2024
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se institucioni që ai e drejton i kishte kontaktuar Kosovën e Maqedoninë...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në New York. Osmani i ka listuar...
    Lajme30 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Komuna e Prishtinës të lirohen nga...
    Lajme30 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Facebook, ka treguar për aktivitetet që ka pasur ajo gjatë qëndrimit në New...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj bëri deklaratën e tij të famshme “nuk provohet shteti o djem”. Tutje ai u shpreh...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ish -ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka folur për “Front Online” lidhur me largimin e qytetarëve nga Kosova pas liberalizimit të vizave....
    Lajme30 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë dje. Ai kishte veshur një bluzë ku ishte një hartë dhe mbishkrime me përmbajtje nxitëse. “NXITJE...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.