×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump sulmon Harris për statistikat e emigracionit: 15 mijë emigrantë ilegalë të dënuar për vras’je në SHBA

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Ish-presidenti Donald Trump fajësonte mbrëmë zv. presidenten Kamala Harris për numrin shokues të emigrantëve që kanë hyrë dhe vijojnë hyjnë në SHBA, duke përmendur statistikat e reja të atyre kryejnë krime.

    Kandidati republikan i përmendi të dhënat federale që tregonin se më shumë se 15,000 emigrantë ilegalë janë akuzuar ose dënuar për vrasje në SHBA.

    “Kjo është shifra më e rëndë që kam dëgjuar ndonjëherë”, tha ai në një event në bashkinë e Warren, Michigan, duke dënuar kandidaten demokrate për president.

    Trump vijojnte më tej me ironi: “Të gjitha këto janë bërë nga shoqja Kamala Harris, caresha jonë e kufijve, që është e paaftë, totalisht e paaftë”, tha ish presidenti, duke nënkuptuar tendenca socialiste e komuniste në ideologjinë e liberalëve amerikanë.

    Të dhënat u publikuan nga kongresmeni Tony Gonzales (R-Texas), të ardhura nga emigracioni e doganat e SHBA. Aty shtohej se kishte 662,566 jo-amerikanë me dënime kriminale në vend deri në fund të korrikut, nga të cilët 13,099 të dënuar për vrasje, dhe 1,845 që presin verdiktin e gjyqeve për vrasje.

    Aktualisht sistemi ka të arrestuar 277 emigrantë që presin deportimin.

    “Të gjithë këta janë lëshuar në vendin tonë, dhe ju nuk mund ta toleroni këtë. Kjo është një inkompetencë e madhe,” tha Trump.

    Komentet e Trump në shtetin industrial prodhues automobilësh, përfshinë gjithashtu premtime për vendosje tarifash ndaj importeve, nëse merr mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

    Ai tha se taksimi automjeteve kineze të prodhuara në Meksikë për tregun amerikan do të shtonte ndjeshëm masën e industrisë.

    “Kompanitë kineze mendojnë se do të shesin makinat e tyre këtu në Detroit, dhe të mbyllin ccdo gjë që punon këtu deri në South Carolina – por kjo nuk do të ndodhë sepse ne do të vendosim tarifa për të gjitha automjetet që vijnë nga jashtë kufirit”, tha Trump.

    Më pas ia u rikthye te emigracioni për të sulmuar sërish Harris duke e quajtur “zv. presidentja që vetëm ankohet e nuk bën asnjeherë asgjë.”

    “Ajo sot ka shkuar te kufiri,” tha Trump duke u referuar udhëtimit të parë të në kufirin Meksikë-SHBA.

    “Kjo duhet të jetë një ditë shumë e keqe për kufirin”, shtoi Trump

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ekonomia e Shqipërisë vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik dhe gjatë vitit të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij. Me të arritur...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Agim Ademi ka reaguar në lidhje me sjelljen skandaloze që Rumania e bëri si nikoqir i Kosovës. Derisa Dardanët ishin të pandalshëm...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh partisë në pushtet. “Mbani familjarët larg parave të shtetit”, tha...
    Vip16 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Vullneti gjatë qëndrimit të tij në kafaz, këtë ‘objekt’ e përdori edhe për vallëzim...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se Kosova nuk arriti të sigurojë mbështetje në Samitin e Parisit për t’u bërë anëtarë me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.