×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Nga 859 milionë për investime kapitale, deri në shtator Qeveria shpenzoi veç 159 milionë – kjo tregon mospunë

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me investimet kapitale, ku ka thënë se nga 859 milionë euro të parapara, deri në shtator janë shpenzuar vetëm 159 milionë euro.

    Sipas Bajramit, kjo shifër, që thotë se është e dhënë e Ministrisë së Financave, tregon se ka mospunë.

    Për pjesën e shpenzuar, Bajrami ka thënë se një pjesë janë “kontrata njëburimore me korrupsion”.

    “Derisa qytetarët shpenzojnë kohë në kolonat me pluhur, shpenzojnë karburant dhe amortizojnë automjetet e tyre në rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjilan partia në pushtet prej 859 milionë eurove të parapara për investime kapitale në buxhetein e vitit 2024, deri me 1 shtator ka arritur të shpenzoj vetëm 159 milionë euro (ndërsa komunat me krejt pengesat nga Ministria e Financave kanë shpenzuar 120 milionë euro për investime kapitale deri me 1 shtator). Këto të dhëna janë të Ministrisë së Financave”, ka shkruar Bajrami.

    “Në anë tjetër mbi këtë qeveri rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret, taksa tonat këto të shpenzuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke dëmtu buxhetin e duke favorizu kompani në dëm të konkurrencës së lirë në treg. E pamë mospunën tuaj, prandaj s’mund të fshiheni më prapa mashtrimeve e propagandës”, ka shkruar tutje Bajrami.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi, me rastin e...
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavë në Pogradec, Korçë, Elbasan 3 ditë €79, vetëm me SHARR TRAVEL! 3 Ditë €79, Nisja më 04 Tetor – 06 Tetor...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim në Krushevë e Madhe të Klinës ka thënë se këto zgjedhje do të vendoset...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident mes dy veturave të Policisë në Prizren. Rasti ka ndodhur të premten...
    Lajme28 Shtator 2024
    Lidhur me mësimin tërë ditor për Front Online është deklaruar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Jahja Kokaj. Kokaj përshëndet mësimin tërë ditor, duke...
    Lajme28 Shtator 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Iraku njoftuan të premten një marrëveshje të re dypjesëshe që do t’i japë fund koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr...
    Sport28 Shtator 2024
    Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligën e...
    Lajme28 Shtator 2024
    Një grabitje nën kërcënim me armë ka ndodhur dje në Prishtinë. Viktimat e grabitjes janë dy persona të gjinisë femërore nga Venecuela....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.