×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Shprehja që përdori Hovenier e pazakontë, tregon dhimbjen për rrugën e gabuar që ka zgjedhur Kosova

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Hardinaj, ka reaguar lidhur me një shprehej që sot ka përdorur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, teksa ka folur për aspiratat e Kosovës për integrim në NATO dhe BE.

    Haradinaj ka thënë se Hovenier është i përfshirë në çështjen e Kosovës qysh prej viteve 90-ta dhe më pas edhe në procesin e negociatave të Vjenës që kanë çuar drejt pavarësisë. Haradinaj ka shtuar se Hovenier është një top diplomat me një urtësi të madhe politike, dhe se gjithmonë ka fjalë të përzgjedhura dhe një dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj.

    “Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier ka qenë i kyqur në temën e Kosovës që nga lufta çlirimtare e popullit tonë e  posaçërisht gjatë negociatave nën udhëheqjen e Marti Ahtisaarit. Ambasadori Hovenier shquhet si njeri me vlera të larta njerëzore, top diplomat me një urtësi të madhe politike, njerëzore dhe intelektuale. Ai ka gjithmonë fjalë të përzgjedhura dhe ka një dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj.

    Sipas Haradinaj, shprehja që Hovenier ka përdorur sot “mos urinoni në derën e klubit ku doni të hyni”, është e pazakontë dhe është shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për diskursin dhe rrugën e gabuar që ka zgjedhur Kosova.

    “Shprehja e tij “mos urinoni nga klubi ku doni të hyni” është shprehje shumë e pazakontë e tij. Kjo shprehje e pazakontë është  shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova. Njerëzve që e duan Kosovën si Hovenier kjo ju dhemb. Kosova është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë vesh!”, ka përfunduar Haradinaj

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Një grua ka vdekur në spitalin e Gjakovës gjatë së martes. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar. 65-vjeçarja u dërgua...
    Lajme25 Shtator 2024
    Nesër në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare nga ora 10:00. Në rend dite janë 28 pika. Rendi i ditës:...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u zhvillua një konkurs për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Menaxhimit të...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar edhe një herë ministrit Hekuran Murati lidhur me një shkrim...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Një operacion i madh antidroge i kryer Guardia di Finanza e Brescias në Itali ka çuar në lëshimin e 61 urdhër-arresteve midis...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP),...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandar...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar sot se Qeveria ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për “Politico.eu” është shprehur se qasja e Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.