×
  • Lajme
  • Lajme

    Koci: 42 të arratisurit për sulmin në Banjskë janë në “Red Notice” të INTERPOL-it

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, ka thënë se 42 personat e arratisur në sulmin terrorist në Banjskë, janë në kërkim nga Interpoli, andaj nuk mund ta lëshojnë Serbinë.

    Koci ka thënë ky është një gjykim kompleks me pasoja të rënda për vetë palët e dëmtuara. Ai ka theksuar se kanë interes që sa më shpejt të kryhet ky proces.

    Sa i përket propozimit që të merret mendim nga Gjykata Supreme për gjykim në mungesë, Koci ka deklaruar se presin që Supremja të jap një mendim pozitiv, por pavarësisht çfarëdo vendimi do ta respektojnë.

    “Ky është gjykim kompleks  për vete palët e dëmtuara. Unë jam përfaqësues i familjes së policit të ndjerë Afrim Bunjaku, dhe ne kemi interes që sa më shpejt të kryhet ky proces për shkak se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Por nuk guxojmë ta bëjmë as një gabim procedural në mënyrë që Gjykata e Apelit të mos na kthej në rigjykim, në këtë konsultim mendoj që duhet të shkoj vetë procesi i gjykimit. I kemi 42 persona të cilët nuk janë nën drejtësinë e Kosovës e që janë në arrati, lajmi i mirë është që gjithë këta 42 persona janë në kërkesën e kuqe të Interpolit, as njëri prej tyre nuk mund ta lëshoj më Serbinë, përndryshe do të arrestohej menjëherë”.

    “Ftoj prokurorin që sa më pak të deklarohet për këtë rast sepse po e pengon vetë procesin. Propozimi të merret mendimi juridik i Gjykatës Supreme është i imi, për shkak se ne nuk kemi praktike gjyqësore për këtë çështje dhe nuk dua që të bëjmë gabime”, ka thënë Koci./EO

    Shtyhet seanca në rastin “Banjska”, të akuzuarit ankohen se nuk patën kohë ta lexojnë aktakuzën

     

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se programi i rij për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit të vitit 2025, do...
    Lajme25 Shtator 2024
    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) me asistencë të Policisë së Kosovës kanë larguar kamerën e vendosur ilegalisht në rrugën “Xheladin Rekaliu”...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë kanë shkuar për ngushëllime te familja Jasharaj, pasi të hënën vdiq motra e madhe e...
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Nju Jork me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkijan, dhe, siç ka theksuar ai, tema...
    Lajme25 Shtator 2024
    Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po e vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë në mbështetje të misionit të NATO-s...
    Lajme25 Shtator 2024
    Është shtyrë për 9 tetor seanca ndaj të akuzuarve për sulm të terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë dëshmitari i 90-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar...
    Lajme25 Shtator 2024
    Gjykata Supreme pritet të vendosë nëse për 42 serbët e akuzuar që janë në arrati për Banjskën, mund të ketë gjykim në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.