×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi terroris*t në Banjskë, mbërrijnë në gjykatë të dyshuarit

    FrontOnline
    25 Shtator 2024

    Sot mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Sulmi terrorist ishte organizuar nga një grup serbësh, ku organizator dhe pjesëmarrës ishte ish-nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq, person ky i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    E pak para se të bëhet një vit nga sulmi terrorist, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave, ndërkaq ata akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.

    Të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq janë: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq.

    Nga aq sa dihet deri tani, nga këta 45 të akuzuar, vetëm tre prej tyre janë arrestuar nga autoritetet e Kosovës dhe ata janë Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

    Të njëjtit janë në paraburgim. /Telegrafi

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden për pjesëmarrjen e saj në Samitin Global kundër Drogave Sintetike...
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve në Ferizaj. Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar, përcjell Klankosova.tv....
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Një grua në Gjilan e ka njoftuar Policinë e Kosovës se i është zhdukur djali i saj, përcjell Gazeta Express. Sipas saj,...
    Lajme25 Shtator 2024
    Një grua në Ranilluk e ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga kunata e saj Ajo më pas ka...
    Lajme25 Shtator 2024
    Është arrestuar dje një person I dyshuar për vrasje në tentativë në Klinë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale...
    Lajme25 Shtator 2024
    Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se Millan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë, duke marrë parasysh pranimin e tij të...
    Lajme25 Shtator 2024
    CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Sot nga ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë. Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.