×
  • Opinione
  • Opinione

    SHBA kanë mandatin historik ta garantojnë zgjidhjen e drejtë që vendosë paqen në mes Kosovës e Serbisë dhe në rajon

    Hisen Berisha
    24 Shtator 2024

    Nga: Hisen Berisha

    Dështimi i takimit në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, shënon një moment kritik në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili aktualisht po përballet me sfida të brendshme për konsolidimin e organeve të tij drejtuese.

    Ekipi negociator dhe stafi lehtësues i dialogut, që nga qarqet evropiane konsiderohen të dështuar, nuk kanë arritur të bëjnë asnjë përparim të dukshëm, përkundrazi kemi kthim në zero.
    Ky dështim i radhës tregon qartë se ky proces është kthyer më shumë në një mjet populist, duke shkaktuar statusquo përmanente, një interes rus dhe serb ky në rajon, sesa në një përpjekje për zgjidhje konkrete apo mbylljen e konfliktit politik në mes Kosovës e Serbisë,

    Serbia e Vuçiq dolën me idenë për kthimin në një “status quo ante” për veriun e Kosovës, duke insistuar për zgjedhje të reja lokale dhe rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, kërkesa këto që synojnë të ruajnë ndikimin e Beogradit mbi këtë rajon.

    Në ketë kontekst, qeveria e Kosovës duhet të jet e vendosur të mos lejojë një rikthim të tillë, pasi kjo do të përfaqësonte një pranim të heshtur të ndarjes de facto të vendit dhe ndikimit të drejtpërdrejtë të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës.

    Ky kthim i punëtorëve të komunitetit serb, të larguar në mënyrë kolektive për shkak të margjinalizimit nga Beogradi, kërkon një vendim politik të qeverisë së Kosovës, përndryshe është çështje e srandardeve ligjore dhe institucionale, që përjashtojnë kërkesën serbe të Vuçiqit.

    Situata në terren mund të stiset nga tensione dhe protesta të vazhdueshme në veri, ndërsa qeveria e Kosovës duhet të forcojë praninë shtetërore në këtë zonë. Megjithatë, përpjekjet për të shtrirë sovranitetin në veri kanë hasur në rezistencë të ashpër nga serbët lokalë dhe nga Beogradi, i cili i përdor këto tensione për të portretizuar veten si viktimë në arenën ndërkombëtare.

    Nga ana tjetër, qeveria jonë nuk po ka kurajon të jetë e sinqertë me qytetarët dhe të pranojë se palët në dialog nuk po i lënë rrugë tjetër, veçse zbatimit të Marrëveshjes Franko-Gjermane të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, për të cilat ka marë zotime konkrete në bisedime dhe i ka pranuar detyrimet nga këto marrëveshje që janë antikushtetuese dhe në dëm të sovranitetit pilitik e territorial. Kjo marrëveshje, që shumëkush e sheh si tradhti ndaj interesave kombëtare, po shitet nga qeveria përmes një retorike populiste që synon të fitojë mbështetje të brendshme, pa adresuar realitetin e ashpër të kompromisit që ka bërë.

    Në vend që ta sjellë marrëveshjen në Kuvend për t’u anuluar përmes procedurave kushtetuese, qeveria ka zgjedhur ta fshehë këtë veprim, duke mos pasur guximin për t’u përballur me realitetin e marrëveshjeve të nënshkruara. Ky hezitim nuk buron vetëm nga paaftësia, nga pengu i atashimit të sposorizuar me agjendë antishtet nga struktura e burime të dyshimta, por dhe nga shantazhimi ndërkombëtar, për shkak të aferave korruptive si ato me energjinë, grurin e rezervat shtetërore, që e bëjnë qeverinë të paaftë për të marrë vendime të pavarura në interes të Kosovës.

    Dialogu, në vend që të ishte një proces për normalizimin e marrëdhënieve dhe stabilitetin në veri, është kthyer në një platformë manipulimi politik nga të dyja palët, me BE-në dhe ndërmjetësuesit e saj në rolin e dëshmitarëve pasivë…!? Por, nuk mund të ketë rol neutral NATO që ka ndërhyrë për shkaqe humanitare ndaj regjimit kriminal e gjenocidial të Serbisë që udhëhiqet nga eksponenti krimit gjenocidial serb Vuçiq, as edhe tani kur është KFOR/NATO i mandatuar për të garantuar sigurinë e brendshme dhe pacënueshmërinë e territorit nga invazioni jashtëm. Kështu që pozicionimi neutral nuk përkon me obligimin real të NATO-s as të BE, pas pranimit të pasaportave ilegale paralele në Kosovë.

    Prandaj pa një ndërhyrje më të fuqishme nga faktori ndërkombëtar me theks SHBA si garant, dialogu do të vazhdojë të stërkeqet në dëm të Kosovës, ndërsa veriu i Kosovës do të mbetet një burim i madh tensioni dhe pasigurie për të ardhmen e stabilitetit rajonal.
    Kjo edhe për faktin se Kurti tani po shihet me sy kritik nga SHBA, nga BE, nga francezët, nga gjermanët, nga NATO. Është në fokus të kritikave nga të gjithë.

    Për ta zgjidhur këtë krizë, nevojitet një ndryshim rrënjësor në qasjen e të dyja palëve dhe të faktorit ndërkombëtar. Serbia duhet të ndalojë taktikat e saj të manipulimit dhe të kërkesave për autonomi të theksuar në veri, ndërsa Kosova duhet të tregojë guxim dhe transparencë në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që i kanë kaluar procedurat kushtetuese të ratifikimit nga kuvendi, që janë tashmë pjesë e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së dhe rolin garantues të SHBA.

    Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian dhe ndërmjetësuesit e tij duhet të rishikojnë seriozisht strategjinë e tyre. Nëse dialogu vazhdon të bazohet në përpjekje gjysmake dhe të pamjaftueshme për të arritur zgjidhje të qëndrueshme, atëherë e ardhmja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbetet një konflikt i ngrirë, me pasoja të mëdha jo vetëm për këto dy vende, por për stabilitetin e tërë rajonit.

    Nëse i referohemi faktit që prej sot, BE-ja zyrtarisht njeh pasaportat ilegale për serbët e Kosovës, atëherë si dukët ndryshe tradhtia ndaj interesave shtetërore e kushtetutës së vendit. Pra në Strasburg të Francës u nënshkrua vendimi për heqjen e vizave për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Serbia përkatësisht “zyrja për Kosovën e Metohinë” në qeverinë e Beogradit alias “qeveria paralele serbe” për Kosovën, e cila në bazë të detyrimeve që ka pranuar Qeveria Kurti në Bruksel, pritet të qeverisë edhe me “zajednicën” me implementimin e Statutit të BE, apo “kushtëtutës së zajednocës”, të sposorizuar nga Beogradi.

    Me njohjen e këtyre pasaportave, BE-ja del nga roli i vet neutral dhe i njeh pretendimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës.

    Në vazhdën e politikave të Albin Kurtit që e shkatërrojnë subjektivitetin e shtetit të Kosovës, duke ua mundësua serbëve të udhëtojnë pa viza me pasaporta ilegale paralele, përbën një nga aktet më të turpshme të tradhtisë.

    Populizmi dhe retorikat nacionaliste mund t’iu shërbejnë për qëllime të brendshme politike të dyja qëndrave Beogradit e Vuçiqit dhe Prishtinës e Kurtit për të shfokusuar qytetarët nga falimentimi gjithpërfshirës në qeverisje i të dyve, por ato nuk mund të ndërtojnë një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.

    Kurti me qendrimet e veprimet e deritanishme në proces, po e qon vendin drejtë izolimit jo vetem nga mbeshtetja Amerikane dhe aleatëve perëndimor, gjithashtu edhe nga mështetja e NATO-s.
    Qeveria e Kosovës duhet të jetë e sinqertë me qytetarët dhe të marrë vendime që mbrojnë interesin kombëtar në plan afatgjatë, përfshirë kushtetshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara.
    Ndërkohë, Bashkimi Evropian duhet të intensifikoj seriozitetin e rolit që ka në këtë proces, duke ndërmarrë hapa konkretë për të ndaluar zvarritjen e dialogut për përfundimin e procesit pilitik me njohjën e ndërsjellë dhe ratifikimin ndërkombëtar të kufirit me Serbinë, si dhe për të mbrojtur stabilitetin rajonal duke mos përfillur vendime që cënojnë statusin e shtetit të pavarur e të njohur ndërkombëtarisht. Në të kundërten janë SHBA ato që kan edhe mandatin historik ta garantojnë zgjidhjen e drejtë që vendosë paqën në mes Kosovës e Serbis dhe në rajon.

    Në përfundim, dështimi i takimit të fundit në Bruksel nuk është thjesht një çështje e mosmarrëveshjeve mes dy palëve, por një reflektim i mungesës së gatishmërisë për zgjidhje të qëndrueshme. Nëse palët nuk janë të gatshme për të zbatuar detyrimet nga marrëveshjet që kan kaluar procedurat kushtetuese të ratifikinit dhe zgjidhjet e pranuara me marrëvrshjen e Uashingtonit të ristrukturuar në Marrëveshjen “All in One” të Brukselit që imponon njohjen e ndërsjellë, si dhe nuk arrijnë kompromis për të angazhuar ndërmjetësues të rinj tejoqeanik nga SHBA dhe MB, pra më të fuqishëm në proces, atëherë dialogu nuk ka të ardhme, e kjo është në dëm të Kosovës, kurse përplasjet në veri do të vazhdojnë të përkeqësohen, duke e rrezikuar më tej stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

    Ketë seriozitet të situatës e dëshmon edhe takimi i dy kryenegociatorëve ndaras, me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus dhe komandantin e Operacioneve Civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, Sefano Tomat.

    Këta diplomat të NATO-s theksuan nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe se vendimet duhet të merren përmes dialogut, në kohë dhe koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e përgjithshme.

    Nga Rubrika
    Opinione20 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mosrespektimi ose shpërfillja e simboleve shtetërore nga një parti politike pjesë e sistemit politik shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë...
    Opinione19 Dhjetor 2024
    Shkruan: Albert Prenkaj Në dritën e pritjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe ndryshimeve në pozitat kyçe...
    Opinione18 Dhjetor 2024
    Shkruan Blerim Shala:  Sekush që përpiqet të përcjell me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë duke i analizuar ato në një perspektivë disavjeçare...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.