×
  • Lajme
  • Lajme

    20 studentë tjerë do të ndjekin shkollën politike “Ibrahim Rugova”, Abdixhiku: 12 ligjerime për të djathtën, rugovizmin

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i ka uruar mirëseardhje të rinjve të Klasës së Tretë të Gjeneratës së Parë të Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.

    Abdixhiku ka thënë se në këtë shkollë ligjërohet për mbi të djathtën, rugovizmin, orientimin programor e vet organizimin partiak të LDK-së.

    “Me Besianin, i uruam mirëseardhje Klasës së Tretë të Gjeneratës së Parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’. Të 20 studentët e përzgjedhur – Arti, Aurela, Beharja, Dardanja, Elda, Elsa, Endriti, Erisa, Floriani, Joni, Mefaili, Nakshija, Rinesa, Suela, Taulantina, Tringa, Velsa, Vesa, Viona e Ylli – do të ndjekin 12 ligjierime mbi të djathtën, rugovizmin, orientimin tonë programor e vet organizimin partiak – nga ligjerues tanë e nga mysafirë të jashtëm”.

    “Ata i bashkohen rrugës së 40 studentëve të tjerë që në dy klasa paraprake kanë përfunduar këto cikle ligjerimesh. Secili prej tyre, në moshë krejt të re, ishte me plot kurreshtje e përplot vullnet. Kënaqësi gjithnjë puna me këta të rinj e këto të reja. Studentë të së tashmes, udhëheqës të së nesërmes, asete të bindjeve tona të djathta. Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ organizohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe mbështet në tërësi nga instituti amerikan NDI, USAID dhe SDC”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të mbajtur në New York, në margjinat e...
    Lajme23 Shtator 2024
    Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e...
    Lajme23 Shtator 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka vizituar nga afër gërmimet arkeologjike në Suharekë. Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    KFOR-i ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës kanë rritur patrullimet në veri të Kosovës. KFOR-i përmes një postimi në Facebook...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit tha se nga djali i saj kishte pranuar vetëm një fotografi në Viber, gjatë kohës sa...
    Sport23 Shtator 2024
    Edon Zhegrova po kalon në sezonin e tij më të mirë në karrierë. Ylli kosovar është lojtari kyç i skuadrës së Lille...
    Vip23 Shtator 2024
    Sezoni i tretë i Big Brother Vip Kosova-3 ka zgjuar kureshtje të madhe tek audienca se kush do jetë banor. Burime të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Njëri nga liderit e koalicionit VLEN, njëherit edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, shqiptarët duhet dhe do të jenë të...
    Lajme23 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes [VV] ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, e që në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.