×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Fushatë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – Fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me Trafikun Urban, kanë lëshuar në qarkullim një autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024”.

    Sipas organizatorëve, fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet.

    Drejtori i Shëndetësisë për Komunën e Prishtinën Izet Sadiku, tha se dushata “Race for the Cure Prishtina 2024” do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndërsa apeloi tek gratë që të bëjnë sa më shumë mamografi.

    “Sikur vitin e kaluar e kemi bërë një autobus të Trafikut Urban që është brenduar me moton e fushatës. Qëllimi ynë është që përmes kësaj fushate të sensibilizojmë sa më shumë gra për me bë mamografinë për arsye se ju e dini që kanceri i gjirit është njëra prej problemeve të kancerit tek femrat, dhe vazhdon të ketë rritje diku rreth 10-15 për qind. Ajo çka është e mirë në këtë të keqe është që po rritet mbi jetueshmëria e kancerit të gjirit dhe sot sipas statistikave mbi jetueshmëria është rritur 40 për qind më shumë se viteve të kaluara. Lufta kryesore është me zbuluar herët, andaj kjo është qëllimi i këtyre fushatave me zbuluar herët, dhe për këtë arsye në Prishtinë i kemi tre mamograf dhe po i ftojmë të gjitha gratë të bëjnë sa më shumë mamografi. Sepse bërja e mamografisë është e barabartë me shpëtim jete”, u shpreh Sadiku.

    Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trafikut Urban, Gazmend Vitia, tha se vazhdimisht kanë përkrahur iniciativa të tilla. Vitia tha se nga muaji tetor gratë që bëjnë mamografinë do ta kenë udhëtimin falas për një javë.

    “Hera e fundit është herën e kaluar dhe besoj që do ta bëjë edhe këtë vit me rekomandimin e mjekut. Është shumë e rëndësishme dhe uroj që të gjitha vajzat dhe gratë ta shfrytëzojnë muajin tetor, si muajin e vetdijësimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për kujdesin  e trupit dhe shëndetit. Këto janë shumë të rëndësishme janë iniciativa për vetëdijesim dhe mesazhe shumë të fuqishme për gratë dhe vajzat që të kenë parasysh që një kontroll e hershme shpëton një jetë. Të gjitha gratë të shkojnë dhe të kontrollohen ta parandalojnë, ose edhe ata që sfidohen të mbështesim dhe kanë një mesazh të fuqishëm nga ana të gjithë neve se e kanë mbështetjen tonë kontrolle të hershme mund të shpëtojë një herë, fuqia e brendshme e gruas është arma më e fortë që brenda saj, ato janë të fuqishme dhe të afta sa që përballojnë secilën sfidë”, u shpreh Vitia.

    Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024” do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Në javën e 18-të të Albi Mall Superligës së Kosovës do të zhvillohen super ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Prishtinës dhe...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.