×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta e shqiptarëve në Preshevë.

    Shqiptarët në Luginë po protestojnë kundër shkeljeve të të drejtave të tyre nga Serbia.

    Ata po kërkojnë njohjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe si dhe njohjen e diplomave të lëshuara nga Kosova

    Kjo është protesta e dytë, pas asaj e cila u mbajt më 12 gusht.

    Në protestë po marrin pjesë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

    Pas protestës së mbajtur muajin e shkuar, në Bujanoc u ekspozuan thirrje kërcënuese për shqiptarët.
    Sipas Lutfiut, organizimi i shqiptarëve kundër padrejtësive është duke i shpërfaqur nacionalistët.

    Thirrje për pjesëmarrje në protestë ka bërë edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2024
    KFOR-i e ka vazhduar një fushatë ndërgjegjësuese për martesat e hershme në Kosovë. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se martesat...
    Lajme23 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka bërë thirrje që të aplikojnë të rinjtë dhe të rejat e vendit për t’u bërë...
    Lajme23 Shtator 2024
    Gjykimi për rastin e Thaçit dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme. I njëjti do të vazhdojë me seancë të mërkurën,...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Papa Françesku anuloi takimet e tij të planifikuara për të hënën për shkak të një gripi të lehtë, tha Vatikani në një...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se qytetarët duhet të jenë të qetë pasi ushtria filloi valën e saj më të...
    Sport23 Shtator 2024
    Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një formë jetësore. Ylli kosovar realizoi dy gola në barazimin 3:3 të Lille ndaj Strasbourg të...
    Lajme23 Shtator 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në...
    Vip23 Shtator 2024
    Armend Rexhepagiqi është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Edhe pse ka kohë që nuk është më aktiv në skenën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.