×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli mbyll zyrën e Al Jazeera-s në Bregun Perëndimor

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Forcat izraelite kanë mbyllur zyrat e Al Jazeera në Bregun Perëndimor gjatë një transmetimi live. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe rrjetit mediatik janë tensionuar ndjeshëm në kontekstin e ngjarjeve të fundit në Gaza.

    Forcat izraelite bastisën zyrat e Al Jazeera-s në Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar. Forcat izraelite urdhëruan mbylljen e tyre për 45 ditë. Ushtarë të armatosur dhe të maskuar hynë në ndërtesë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, duke dorëzuar urdhrin e mbylljes shefit të zyrës së Al Jazeera në Bregun Perëndimor, Walid al-Omari.

    Kjo bastisje vjen pas një serie operacionesh të ngjashme në maj, kur zyrat e Al Jazeera në Nazaret dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar, u sulmuan. Izraeli e konsideron Al Jazeera si një kërcënim për sigurinë kombëtare, një akuzë që rrjeti mediatik e mohon. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Al Jazeera janë përkeqësuar veçanërisht pas fillimit të luftës në Gaza, me rrjetin që ka mbetur ndër të vetmit që raportojnë nga terreni./RTK/

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kryesorë është grua, po rikthen vëmendjen tek pjesëmarrja e gruas...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se është duke vazhduar megaoperacioni policor në Sarandë  i koduar “Tempulli 3. Në njoftim thuhet...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Ligjet ekzistuese që mbrojnë lirinë e fjalës në internet po vihen në pikëpyetje nga i gjithë spektri politik të Shteteve të Bashkuara....
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përkujtoi  heronjtë e kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, në 26-vjetorin e rënies së tyre heroike....
    Sport22 Shtator 2024
    Manchester City-Arsenali është kryederbi i kësaj fundjavë në Premier League. Kamponit në fuqi të Anglisë dhe ‘Topçinjtë’ do të përballen sot prej...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka përkujtuar në 26-vjetorin e rënies, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin. Hamza gjatë ditës së sotme, bëri homazhe...
    Sport22 Shtator 2024
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë dita më e rëndë e saj si deputete në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.