×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani iu dhuron abetare nxënësve të shkollave shqipe në Nju Jork

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Pas vizitës në shoqatën “Vatra” në SHBA, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim sot me nxënës e mësimdhënës të shkollave shqipe në Nju Jork.

    Ajo me këtë rast nxënësve shqiptarë iu ka dhuruar abetare, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe.

    “Një mikpritje e përzemërt sot nga nxënës e mësimdhënës të disa shkollave shqipe në Nju Jork, të cilat me entuziazëm e përkushtim vazhdojnë ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore. Falënderoj Mark Gjonajn për këtë organizim ku kisha nderin e veçantë që nxënësve të shumtë shqiptarë t’u dhuroj abetaren tonë, për të vazhduar me zell mësimin e gjuhës shqipe”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Ndryshe, presidentja Osmani ndodhet në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe do të merr pjesë në aktivitete tjera zyrtare. /Telegrafi/

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,u takua me ministren e Jashtme të Eswatinit, Pholile Shakantu, me të...
    Lajme21 Shtator 2024
    Në njëvjetorin e sulmit në Banjskë, ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj shtetit...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë në muajin shtator. Sinani përmes një shkrimi në Facebook...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ani pse është premtuar me vite se do të rregullohet çështja e statusit juridik të zjarrfikësve, siç duket edhe ky vit do...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që dje janë nisur për...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka vazhduar deklaratat e tij në lidhje me rritjen ekonomike në vend, duke thënë se gjatë...
    Ekonomi21 Shtator 2024
    Monedha europiane e mbyll javën në një pozitë të vështirë në raport me Lekun, teksa ka kapur vlerat më të ulëta historike....
    Lajme21 Shtator 2024
    Luljeta Sharani, e cila jeton e vetme në Gjakovë, për emisionin “Real People” ka rrëfyer vuajtjet e luftës serbe dhe humbjen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.