×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? – lidhje me shtet demokratik nuk ka

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe njëherë tjetër për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

    Sipas Haradinajt, logjika e këtij pushteti nuk ka kuptim për shkak se thuhen gjëra të ndryshime dhe kontradiktore.

    “Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur. Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit”.

    “Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t’ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral? Para dite thotë Kurti se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite ai dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë dhe bëjnë përpjekje të hapur për ndërhyrje te gjyqësori. Kjo lidhje me shtet demokratik nuk ka. Përnjëmend, pushtet i çuditshëm!”, thuhet në postimin e Haradinajt.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Siç edhe pritej, në shtatorin e 2023-ës punimet në shkollën “Dardania”, në Prishtinë nuk përfunduan, ani se kështu ishte paraparë. Puna e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti...
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka kujtuar në 26 vjetorin e vrasjes, kolonel Ahmet Krasniqin, komandant i parë i Frocave të...
    Të tjera
    Sport21 Shtator 2024
    Chelsea ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës. ‘Blutë’ e Londrës e mposhtën në udhëtim West...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kontributi i Gjermanisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës është i madh, si në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, ekonomike e të sigurisë....
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë shkrimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili ka thënë se ekonomia e vendit...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ka filluar trajnimi për noterët e rinj të Kosovës. Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se iu ka uruar...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nuk e kanë autorizuar Ukrainën t’i përdorë raketat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.