×
  • Sport
  • Sport

    Trepça bën emër në Champions, tani kërkon suksesin në FIBA Europe Cup

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    “E kemi studiuar Trepçën dhe e kemi ditur se do të jetë kundërshtar cilësor, ndonëse njerëzit nuk e njohin shumë mirë”. Kështu ka deklaruar Frantishek Rylich, basketbollist i kampionit të Çekisë, Nymburkut.

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka luajtur dy ndeshje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Në çerekfinale të turneut kualifikues fitoi ndaj kampionit të Qipros, Keravnosit, të mërkurën. Të premten në Antalya të Turqisë humbi nga Nymburku çek me gjashtë pikë dallim. Por “xehetarët” ishin në lojë deri në aksionet e fundit, ndonëse skuadra çeke ishte vazhdimisht para.

    Të dy paraqitjet në Champions ndikojnë që imazhi i Trepçës dhe basketbollit kosovar në përgjithësi të përmirësohet. Dhe tani më shumë njerëz në basketbollin evropian e njohin skuadrën mitrovicase. Kjo vlerësohet “fitorja” e madhe e ekipit mitrovicas në këtë kampanjë.

    “Kundërshtari ka ekip të mirë, lojtarë të talentuar. Ishim të përgatitur për ndeshje të vështirë dhe gjëja më e rëndësishme është se kemi fituar”, ka thënë trajneri i Nymburkut, italiani Francesco Tabellini.

    Kjo skuadër ka 20 tituj të Çekisë nga viti 2004 e tutje. Ka dështuar vetëm një herë. Ka edhe 15 kupa të Çekisë. Në fazën grupore të Championsit është paraqitur në shtatë prej tetë edicioneve, ndërsa ka arritur dy herë në çerekfinale. Pra Nymburku është ekip serioz sa i takon Ligës së Kampionëve. Dhe ndaj tij Trepça u mbajt deri në fund. Pra dëshmoi që ka nivel të përafërt.

    Për herë të parë kampioni kosovar ka kaluar kundërshtar në kualifikimet e Championsit. Sigal Prishtina në tri raste dhe Golden Eagle Ylli e Peja në nga një rast kishin dështuar ta bëjnë këtë. Në fakt Prishtina kishte fitore, por faza kualifikuese ishte në dy ndeshje dhe kundërshtari nuk ishte kaluar.

    Më përvojën e vlefshme në Champions, Trepça tani vazhdon garimin në FIBA Europe Cup, që është nivel më i ulët i garave evropiane për klube të basketbollit.

    Është në Grupin H së bashku me ekipin gjerman MHP Riesen dhe atë nga Skocia, Caledonia Gladiators. Ekipi i katërt në grup nuk është caktuar ende.

    Trepça për herë të tretë paraqitet në FIBA Europe Cup. Vjet arriti përmes kualifikimeve në stinorin e rregullt dhe kishte edhe fitore.

    Në FIBA Europe Cup paraqitet edhe Peja. Por skuadra pejane starton nga faza kualifikuese. Javën e ardhshme i ka dy ndeshje me skuadrën greke Maroussi. Ndeshjet luhen në Greqi më 24 e 26 shtator.

    Gjasat që Peja të kualifikohet në stinorin e rregullt nuk vlerësohen shumë të mëdha. Basketbolli në Greqi është shumë i zhvilluar e fakti që dy ndeshjet janë në këtë vend nuk shkon në favor të skuadrës kosovare.

    Për shkak të angazhimeve evropiane të Trepçës dhe Pejës, në fundjavë zhvillohen vetëm dy ndeshje në Superligë.

    Në program është java e dytë. Të shtunën prej orës 17:15 është përballja prishtinase mes Sigal Prishtinës e Borës. Të dielën nga ora 19:00 takohen Bashkimi e Vëllaznimi. Ndeshja Peja – Proton Cable Prizreni është shtyrë, kurse Trepça e Golden Eagle Ylli takohen të mërkurën nga ora 19:00.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Sport21 Shtator 2024
    Chelsea ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës. ‘Blutë’ e Londrës e mposhtën në udhëtim West...
    Sport21 Shtator 2024
    Anthony Joshua sonte do të luftojë për titullin e tretë botëror IBF në peshat e rënda ndaj boksierit, Daniel Dubois. Kjo ndeshje...
    Sport21 Shtator 2024
    Java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante. Kjo xhiro hapet sot me derbin prishtinas që...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gëxhaliu ka thënë se përqindja e vërtetë e papunësisë në vend është shqetësuese. Përmes një...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes shkoi në Stubëll kur mori pjesë në manifestimin ‘Takimet e Dom Mikelit’. Ai tha se...
    Lajme21 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Policia...
    Lajme21 Shtator 2024
    Republika e Kosovës ka aderuar në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave me seli në Bruksel, duke u bërë si...
    Lajme21 Shtator 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në emër të partisë bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim...
    Lajme21 Shtator 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se LDK ka hap Urën e Ibrit për qarkullimin e njerëzve. Haziri thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.