Klubi i Llapit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Gentrit Limani.
Limani i cili kaloi një periudhë të shkurtër tek Ferizaj, nuk është i panjohur me ambientin llapjan pasi edhe më herët ka qenë pjesë e tyre.
Sipas asaj që thuhet në njoftim, Limani do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e nesërme (e shtunë) që Llapi do ta luajë pikërisht ndaj Ferizajt në udhëtim.
Njoftimi i plotë:
“Klubi futbollistik Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Gentrit Limani. 24-vjeçari rikthehet sërish tek Llapi, pas një eksperience të shkurtër me Ferizajn”.
“Klubi ka kompletuar dokumentacionin dhe Limani do jetë në dispozicion të kryetrajnerit Tahir Batatina nga ndeshja e nesërme në udhëtim me Ferizajn”, thuhej në komunikatën e Llapit.