×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i ekspertëve për punësimet në MPJD përplasë pozitën me opozitën, pamundësohet pagesa e tyre

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Prezantimi i raportit të ekspertëve për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka shkaktuar përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës. VV-ja kërkoi që ky raportim të shtyhet, por opozita e kundërshtoi për shkak se pamundësohet pagesa e ekspertëve.

    Ndonëse ekspertët janë propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo e fundit sot e kundërshtoi raportin me të gjetura. Aty u tha se votimi i këtij raporti është i nevojshëm për t’i paguar ekspertët për punën që e kanë bërë.

    Fillimisht, eksperti i angazhuar për këtë proces, Shkëlqim Jakupi, tha se raportin e ka dërguar në komisionin përkatës, por shtoi se është fillestar dhe i pa përfunduar.

    Ai rekomandoi që të jepet hapësira kohore më e gjatë për ta përfunduar të gjithë raportin.

    “Raportin e kem dërguar tash e dy muaj në komisionin përkatës. Është raport fillestar jo përfundimtar. Raporti është  i ndarë në 10 kapituj kryesor sikurse organizimi i MPJD-së, emërimet, konkurset, menaxhimi i transfereve, emërimet të këshilltarëve e të tjera. Mungojnë të gjeturat e ekspertizës, për shkak mos përfundimit të punës, mos dëgjimit të dëshmitarëve posaçërisht kohës së shkurt për të nxjerrë një ekspertizë profesionale. Rekomandimet janë që ky raport nuk ka nevojë të shqyrtohet as miratohet nga Komisioni Hetimor, ne kërkuam që si ekspert në na vazhdohet mandati që ta përfundojmë përfundimisht ekspertizën. 1202 faqe kemi pranuar material në një kohë shumë të shkurtër, ju fillimisht keni angazhuar tre ekspert e sot jam vetëm unë. Në bazë të kësaj neve do të na duhej së paku edhe një muaj kohë për ta përfunduar unë këto tre kapituj.  Nuk kemi pasur asnjë pengesë nga askujt nga Ministria por koha është e limituar. Te gjitha janë çështje të veçanta dhe analiza të veçanta”, tha Jakupi.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e sheh të arsyeshme votimin e këtij raporti.

    “Do të pajtohesha nëse kjo do të ishte raportim përfundimtar, në intervistimin e dëshmitarëve e të tjera. Keni pasur një kohë shumë të shkurtër, shpresoj qe miratohet edhe lista e dëshmitarëve, vlerësoj që është vetëm një raport fillestar e kam lexuar me vëmendje dhe është në rregull”, u shpreh ajo.

    Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj kërkoi që ky komision të votohet për shkak të mundit që kanë bërë ekspertët.

    “Në mënyrë jetike ta votojmë këtë raport për punën që kanë bërë. Ky raport është që me pagu ekspertë për angazhimin që e kanë bërë, nuk po shoh arsye për ta shtyre këtë”, ka thënë Kadrijaj.

    Ndërsa deputeti i partisë në pushtet, Gazmend Gjyshinca, kërkoi që kjo mbledhje të shtyhet për të hënën.

    “Po pajtohem që duhet paguar puna që është bërë, në anën tjetër vetëm sot ndodhet prezantimi nga eksperti, na duhet kohë për ta analizuar e të shohim çfarë është e zeza mbi te bardhën. Dhe e dyta prej grupit tonë mungojnë edhe tre, katër vetë tjerë. Nëse të hënën bëhet mbledhja kemi kohë për te parë se çka është shkruar dhe për ta votuar”, u shpreh Gjyshinca./EO

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, ka zhvilluar një takim...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë konferencës së Apelit, Pjetër Shala është ankuar se gjatë seancave kur është thënë fjala përfundimtare, në transkriptuat e tyre kanë gjetur...
    Lajme20 Shtator 2024
    Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i...
    Të tjera
    Sport20 Shtator 2024
    Sparta Praga e nisi me fitore sezonin në Ligën e Kampionëve. Ekipi çek triumfoi 3:0 ndaj Salzburgut të mërkurën mbrëma, shkruan Gazeta...
    Lajme20 Shtator 2024
    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një aksion simbolik para nisjes së konferencës së dytë të investitorëve “Prishtina 2030”. Ata kanë kundërshtuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi nga New Yorku ku po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara....
    Kronika20 Shtator 2024
    Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka zhvilluar një aksion kundër fajdesë dhe organizimit të skemave piramidale. Në këtë aksion, policia ka...
    Kronika20 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale. Ajo do të intervistohet për dy raste të veprave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.