×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Anketimi, votuesit e shohin Kamala Harrisin në mënyrë më të favorshme

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresidenten Kamala Harris në mënyrë disi më të favorshme se sa në korrik, kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara.

    Anketimi i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Preess dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC thotë se kandidatja demokrate për Presidente tani shihet më shumë pozitivisht se sa negativisht.

    Sipas anketimit, rreth gjysma e votuesve kanë një pikëpamje pozitive ose disi pozitive ndaj zonjës Harris dhe 44 për qind e shohin atë negativisht ose disi negativisht.

    Mbëshetja në favor të ish-Presidentit Donlad Trump mbetet në të njëjtat nivele (e qëndrueshme) edhe pse anketimi u krye përpara përpjekjes për atentat ndaj tij në fushën e golfit në Florida, të dielën e shkuar.

    6 në 10 votues e shohin në mënyrë jo të favorshme, ose disi jo të favorshme Trump, ndërsa 4 në 10 votues e shohin atë në mënyrë pozitive, ose disi pozitive.

    Edhe një rritje e vogël e përkrahjes së zonjës Harris është një shenjë pozitive për kandidaten demokrate. Rritja e përkrahjes në favor të figurave kombëtare si Joe Biden apo Donald Trump ka qenë e rrallë në vitet e fundit.

    Niveli i mbështetjes ndaj Trump nuk ndryshoi gjatë verës, pavarësisht shpalljes fajtor për 34 akuza penale, atentatit në Pensilvani, si dhe përballjes në garën zgjedhore me një kundërshtare të re.

    Por në të kaluarënTrump i ka tejkaluar nivele të ngjashme të ulëta të mbështetjes. Ai fitoi zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se nuk kishte mbështetje të gjerë dhe iu afrua fitores në 2020 në kushte të ngjashme.

    “Secili duhet të flasë mbi polarizimin që po përjetojmë. Nuk besoj se zgjedhjet do ta zgjidhin këtë”, thotë Sean Luebbers, 55 vjeç nga Kalifornia, i cili mbështet Harris.

    “Nuk besoj se zonja Harris do ta zgjidhë këtë. Mendoj se janë bërë shumë dëme dhe nuk kam shpresë që votimet do jenë zgjidhje”, shton ai.

    Megjithatë, ka sinjale në anketë që tregojnë se paraqitja e Harris po shkon mirë. Rreth gjysma e votuesve thonë se zonja Harris do të ishte një presidente e mirë kundrejt 36 për qind që e mendojnë një gjë të tillë për Trump. Votuesit besojnë se zonja Harris ka shanse më të mira për të fituar zgjedhjet e nëntorit, megjithëse një pjesë e konsiderueshme thonë se kandidatët kanë të njëjtat shanse të fitojnë, ose nuk kanë një mendim.

    Një tjetër tregues që mund të jetë premtues për Harris është se votuesit e shohin atë në një nivel të favorshëm pak më të lartë se sa Trump edhe pse një numër i konsideruesihm i votuesve të pavarur i shohin të dy kandidatët negativisht.

    Mes votuesve të pavarur, 3 në 10 prej tyre thonë se nuk kanë informacion mjaftueshëm për të thënë nëse zonja Harris do të ishte një presidente e mirë ndërsa 1 në 10 e thonë një gjë të tillë për Trump.

    Pavarësisht përpjekjeve të Trump për ta paraqitur Harris si një alternativë të dobët, votuesit duket se kanë mendim të ngjashëm se Trump dhe Harris janë mjaftueshëm të fortë për të qenë president.

    “Mendoj se problem i tij më i madh ishte se ai ishte një udhëheqës i fortë dhe ata nuk e pëlqenin”, tha duke iu referuar zotit Trump, Pat Brumfield, 71 vjeç nga Glenvud në shtetin Virxhinia Perëndimore. “Mendoj se për udhëheqje të fortë kemi tani”, tha zonja Brumfeile e cila ka qenë demokrate, por thote se është zhgënjyer nga partia dhe nuk do të votojë për Harris.

    Ndërkohë një anketim i gazetave “New York Times”, “Philadelphia Inquirer” dhe kolegjit “Siena” tregon se në nivel kombëtar kandidatët kanë nivel mbështetjeje të njëjtë prej 47 për qind. Në anketim u pyetën 2,437 votuese mes datave 11 dhe 16 shtator.

    Në shtetin e Pensilvanisë, një shtet vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve, zonja Harris ruajti epërsinë e saj prej 4 për qind, duke udhëhequr me një mbështetje 50 për qind kundrejt 46 për qind për Trump./VOA

     

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Pas disa muajve pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohshme, duket se Franca është shumë afër ta ketë Qeverinë e re, pasi kryeministri...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka treguar se për herë të pestë, pas më shumë se dy...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim koordinues e mobilizues me kryetarë, asamblistë e drejtorë komunalë të...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka treguar se për herë të pestë, pas më shumë se dy...
    Lajme19 Shtator 2024
    Bilall Dragusha është njëri nga hetuesit që biznesmeni Feim Pulaj në një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi e ka përmendur si pjesë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka nisur fushatën se nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa përfshirjen kuptimplotë dhe...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ushtarët britanikë nga forca rezervë e NATO-s, që kanë arritur mbrëmë në Kosovë, kanë filluar sot me stërvitjet për të testuar procedurat...
    Lajme19 Shtator 2024
    Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi. Këtë për media e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.