×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindi 1 dhe prindi 2/Tre deputetë dalin kundër, thonë se është e papranueshme

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Një dokument i Shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, ku shkruhej “prindi 1” dhe “prindi 2” si zëvendësim i “babai” apo “nëna”, ka ngjallur reagime të shumta në vend.

    Për këtë dokument, Shkolla në fjalë ka dalë me reagim duke thënë se “dokumenti është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit”.

    Ky epitet i ri për prindërit, nuk po ju pëlqen disa deputetëve të pushtetit, të cilët po deklarojnë se kjo u përket prindërve me gjininë e njëjtë.

    Mustafa: Prindi duhët të jetë siç ka qenë çdo herë- nëna dhe babai, jo me numra

    Deputeti i “Listës Guxo”, Ekrem Mustafa, vota e së cilit ishte kundër për projektligjin e Kodit Civil po e kundërshton edhe epitetin e “prind 1 dhe 2”.

    Ai në një prononcim për “Front Online” thotë se një gjë e tillë është e papranueshme.

    Sipas tij, epiteti “nëna dhe babai” duhet të mbetet çdo herë.

    Ai thotë se kjo nuk është e rregulluar me Ligj dhe s’duhet të ndodh.

    “Është e papranueshme, prindi duhet të jetë siç ka qenë çdo herë nëna dhe babai e jo me numra sepse nuk e dimë cili ka rëndësi më shumë, që me vendos tek 1 e cilin te 2. Kodi Civil ende nuk ka kaluar dhe s’ka ende me gjininë e njëjtë prind në Kosovë dhe nuk duhet të jetë kjo ide se nuk është e rregulluar me ligj kjo”, u shpreh Mustafa për “Front Online”.

    Meta: Është një përpjekje për neutralizimin e gjinisë

    Deputeti tjetër nga “Lista Guxo”, Burim Meta ka folur për “Front Online” lidhur me çështjen e zëvendësimit të emrave të prindërve nga “nëna dhe babai” tek “prindër 1 dhe 2”.

    Ai deklaron se ky termi i fundit ngre shqetësime kulturore dhe ligjore.

    “Çështja e zëvendësimit të emrave të prindërve “nënë” dhe “baba” në dokumente zyrtare me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” është një çështje që ngre disa shqetësime kulturore, sociale dhe ligjore”, tha Meta.

    Deputeti Meta thotë se epiteti i “nënës dhe babait” janë të rrënjosur në identitetin e familjeve shqiptare.

    “Termat “nënë” dhe “baba” janë të rrënjosur thellë në kulturën dhe identitetin e familjes shqiptare dhe të shumë shoqërive të tjera, duke reflektuar jo vetëm rolin biologjik por edhe atë emocional dhe shoqëror të prindërve”, u shpreh ai.

    Ky ndryshim i termave të prindërve mund të ndikojë tek fëmijët, thotë Meta.

    “Zëvendësimi i këtyre termave mund të perceptohet si një përpjekje për të neutralizuar gjininë, për shumë njerëz kjo mund të minojë rëndësinë e lidhjes tradicionale që ekziston mes prindërve dhe fëmijëve. Ky ndryshim mund të dëmtojë ndjenjën e identitetit të fëmijëve, të cilët rriten me një kuptim të qartë të roleve prindërore”.

    Deputeti Meta thotë se çdo ndryshim tek strukturat e reja familjare duhet të jetë i balancuar.

    “Ndërkohë që disa mbrojnë ndryshimin si një hap drejt përfshirjes së strukturave të reja familjare, si ato të familjeve me të njëjtin seks, çdo ndryshim duhet të jetë i balancuar dhe të mos injorojë apo të shkatërrojë atë që për shumë njerëz është një pjesë thelbësore e identitetit të tyre personal dhe kulturor”, theksoi Meta për “Front Online.

    Duda Balje: Prindi 1 dhe 2, term ofendues që krijon probleme në familje

    Deputetja nga Grupi Multietnik, Duda Balje thotë për “Front Online” se dokumenti ku përshkruan prindërit si 1 dhe 2 është në shkelje e Ligjin.

    “Kjo është shkelje e Ligjit se ne kemi ligjin për familjen ku tregon kush është babai e kush nëna”, u shpreh Balje.

    Ajo deklaron se ky term është i dedikuar për çiftet me gjininë e njëjtë.

    “E kundërligjshme dhe ofenduese sepse për një çift normal si unë dhe burri nëse shkoj ta regjistroj djalin, cila është mundësia të bëjmë marrëveshje se kush është prindi 1 dhe 2, këto terme janë të dedikuara për çiftet me gjininë e njëjtë ata janë të lirë mes vete ti ndajnë prind 1 dhe 2 se janë gjini e njëjtë”, u shpreh Balje.

    Deputetja Balje thotë se ky term do krijonte probleme në familje.

    “Kjo krijon një problem se gruaja mendon që është prindi 1 edhe burri me mëndu ashtu është problem i madh”, deklaroi Balje.

    Kujtojmë që Balje ishte njëra ndër deputetët që votoi kundër projektligjit për Kodin Civil që parasheh martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë./Front Online

     

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, ka kritikuar politikat e mëparshme të qeverive të kaluara lidhur me hapjen e urës së...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i “Listës Guxo”, Ekrem Mustafa, vota e së cilit ishte kundër për projektligjin e Kodit Civil po e kundërshton edhe epitetin...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, ka marrë pjesë në një ligjëratë ku ka folur për dinamikat dhe perspektivat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Familjarë, miq, të afërm, kolegë e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit ish-deputetit demokratit, Gerti Bogdani, i cili u nda nga kjo...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Stuhia Boris po godet rajonet verilindore dhe qendrore të Italisë, disa ditë pasi shkaktoi përmbytje të përhapura në Evropën Qendrore. Më shumë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Një person është ndaluar nga policia për mall të kontrabanduar në pikën e kalimit kufitar në Qafë të Prushit në hyrje për...
    Lajme19 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim homologun nga Malta, Jonathan Attard. Në...
    Lajme19 Shtator 2024
    Posta e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku kërkon nga publiku që të mos bien pre e mashtrimeve nga disa SMS që...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.