×
  • Lajme
  • Lajme

    Kasanof: SHBA-ja dëshiron të shohë përparim në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof tha se Shtetet e Bashkuara duan të thellojnë bashkëpunimin me Serbinë dhe se Uashingtoni dëshiron të shohë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

    Kasanof, i cili ka qenë në detyrë që nga mesi i korrikut, kur e zëvendësoi Gabriel Escobarin, foli në një panel të Iniciativës “Pupin” të mbajtur në Uashington.

    “Qytetarët e Serbisë janë skeptikë për shkak të qasjes së mëparshme të SHBA-ve. Ne duam të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë, në Ballkanin Perëndimor dhe në zonën euroatlantike. Në Ballkanin Perëndimor ka aleanca që SHBA-ja i mbështet dhe Serbia i udhëheq ato”, tha ai, transmeton Klankosova.tv

    Si një nga sfidat në periudhën e ardhshme, Kasanof përmendi dialogun Kosovë-Serbi.

    “Ne duam të shohim përparim atje. SHBA-ja dëshiron të bashkëpunojë me Kosovën dhe Serbinë për të parë se si mund të bëhet përparim që do të kontribuojë edhe në rajon. Ekzistojnë dy lloje perspektive për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe SHBA-së. Njëra bazohet në narrativë dhe tjetra në fakte”,  thekson mes tjerash ai, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Është shtyrë seanca fillestare ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit. Seanca është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes, pasi të njëjtit kanë thënë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se prej më shumë se një viti, Kosova është nën masa financiare nga BE-ja që...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se një numër i madh i investitorëve janë interesuar të investojnë në Kryeqytet. Në prezantimin...
    Të tjera
    Kronika19 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiq një 55 vjeçar dje në Vushtrri. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në...
    Kronika19 Shtator 2024
    Një burrë në Gjilan ka njoftuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri banesa e tij. Zjarri është lokalizuar...
    Kronika19 Shtator 2024
    jë person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të...
    Sport19 Shtator 2024
    Gjyqi është hapur kundër një 53-vjeçari nga Torino, i akuzuar për keqtrajtim, pasi kishte rruar flokët e dy fëmijëve të tij për...
    Vip19 Shtator 2024
    Teuta Selimi Kohës së fundit ishte prezente në mediat rozë. Pas një sezone të ngarkuar me mbrëmje të shumta ajo ka gjetur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.