×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tragjedi në Has të Shqipërisë, banesa përfshihet nga zjarri – vdesin nënë e bir

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Një ngjarje e rëndë me dy të vdekur është regjistruar në fshatin Nikoliq të Hasit të Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Sipas policisë, një banesë u përfshi nga flakët duke bërë që të humbasin jetën nënë e bir. Viktimat janë R.L. dhe nëna e tij F.L.

    Bëhet e ditur se djali, pasi arriti të nxjerrë nga banesa bashkëshorten e tij, u kthye për të shpëtuar nënën që kishte mbetur e bllokuar mes flakëve.

    Por fatkeqësisht, për shkak të flakëve të zjarrit, mbeti i bllokuar dhe humbi jetën bashkë me nënën, shkruan TvKlan.

    Trupat e tyre të pajetë u konstatuan nga forcat zjarrfikëse pasi ndërhynë për të shuar flakët.

    Zjarri në banesë paraprakisht dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

    Njoftimi i Policisë së Kukësit:

    Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

    Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

    Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera federale të Shteteve të Bashkuara thonë se hakerët iranianë u dërguan emaile të...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Një sherr mes kushërinjve ka ndodhur në Durrës, ku një 50-vjeçar ka gjuajtur me armë gjahu drejt tyre. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Policia në Shqipëri e ka arrestuar një 35-vjeçar që ishte në kërkim nga Gjykata e Torinos të Italisë, si pjesëtar i një...
    Të tjera
    Sport19 Shtator 2024
    Të premten, të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së futbollit. Kjo xhiro do...
    Lajme19 Shtator 2024
    Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me një skuadër nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë e në koordinim me ambasadën...
    Sport19 Shtator 2024
    Erling Haaland e ka lëshuar mundësinë ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos për arritjen më të shpejtë të 100 golave me një...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Është therur me një mjet prerës një 15-vjeçar në një shkollë në Tiranë. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se kjo...
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjatë një aksioni simboklik të mbajtur pran Urës së Ibrit, ka kritikuar veprimet e deritashme...
    Lajme19 Shtator 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës, për periudhën janar-gusht 2024, vetëm nga këngëtarët ka mbledhur tatime në vlerë 2.3 milionë euro. ATK-ja ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.