×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    14 të vde`kur nga shpërthimet në Liban, Izraeli shpall “fazën e re” të luft*ës

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Një raund i ri sulmesh ka ndodhur sot në Liban me shpërthimet e radiove, pajisjeve të tjera të komunikimit dhe paneleve diellore që në Bejrut dhe shumë rajone të tjera që kanë lënë të vdekur 14 persona dhe 450 të tjerë të plagosur.

    Shumë prej të plagosurve kanë plagë në krahë dhe në stomak, pasi kanë qenë duke mbajtur në duar ose xhepat e tyre radiomarrësit në momentin e shpërthimit.

    Dëshmitarët okularë thanë se radiot portative të përdorura nga Hezbollahu shpërthyen, ashtu si edhe sistemet e energjisë diellore të banimit.

    Imazhet e shpërthimit të paneleve diellore, skanerëve të gjurmëve të gishtërinjve dhe pajisjeve të tjera kanë qarkulluar në mediat sociale.

    Duke folur me trupat izraelite, Gallant nuk përmendi shpërthimet misterioze, por vlerësoi punën e IDF-së dhe agjencive të sigurisë, duke thënë se “rezultatet janë shumë mbresëlënëse“.

    Pas muajsh lufte në Gaza, ai tha se “qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet, forcat dhe energjinë“.

    Ne do të kryejmë detyrat tona në të gjitha frontet. Ne nuk i kemi harruar të rrëmbyerit dhe nuk i kemi harruar detyrat tona në jug, kjo është detyra jonë dhe ne po e kryejmë në të njëjtën kohë. Jemi në fillimin e një faze të re të luftës. Kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje. Ky operacion kryhet nga të gjitha organet dhe detyra është e qartë dhe e thjeshtë – që banorët e vendbanimeve në veri të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. Ne kemi nevojë për konsistencë me kalimin e kohës. Kjo luftë kërkon guxim të madh, vendosmëri dhe këmbëngulje“, tha ai./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.