Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha thotë për “Front Online” se vendimi për liberalizimin e vizave për serbët në Kosovë prek sovranitetin e vendit.
Ai deklaroi se ky vendim mund t’i dekurajojë qytetarët serb që të integrohen në institucione kosovare.
“Kjo mund t’i dekurajojë pjesëtarët e komunitet serb me u integru në institucionet e Kosovës sepse të njëjtit mund të lëvizshin lirshëm edhe nëse i marrin pasaportat e Kosovës e ky hap që mund të lëvizin me pasaportat e strukturave paralele do t’i frenon që të jenë lojal ndaj institucioneve. Atak direkt i sovranitetit të Kosovës”, u shpreh Hoxha.
Hoxha thotë se problemi qëndron tek sovraniteti i Kosovës.
“Tek sovraniteti i Kosovës është problematike që brenda një vendi sovran një shtet tjetër të lëshoj pasaporta dhe të njëjtat të mos kenë viza për të udhëtuar lirshëm në vendet e BE”, deklaroi Hoxha. /FrontOnline/
BE-ja “hap urën” për pasaportat ilegale për serbët e Kosovës