×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu: Albin Kurtit dhe kabineti të tij qeveritar edhe nëse thonë se bora është e bardhë më nuk i beson askush

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Ndryshe nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur për FrontOnline  Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila akuzon Kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij për manipulim të statistikave dhe për mosrealizimin e premtimeve ndaj qytetarëve.

    Musliu thotë se, pavarësisht deklaratave optimiste, askush nuk beson më në to, duke e cilësuar Kurtin si demagog dhe mashtrues.

    “Albin Kurtit dhe kabineti të tij qeveritar edhe nëse thonë se bora është e bardhë më si beson askush. Aq shumë kanë rrejt e kanë mashtruar aq shumë kanë manipuluar me shifra e kanë bërë propagandë aq shumë kanë abuzuar me pushtetin sa që nuk ka qytetarë në Kosovë që se ka kuptuar mashtrimin e tij e që i beson”, deklaron Musliu.

    Ajo thekson se rritja e papunësisë dhe varfërisë është evidente, me 350 mijë familje që po përballen me pasiguri financiare dhe kushte jetese të vështira.

    Musliu nënvizon se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë rritur ndjeshëm, duke e bërë jetesën edhe më të vështirë për qytetarët.

    “ Po ashtu e vërteta është se në rrafshin e mirëqenies së qytetarëve, ka thellim në varfëri, dhe shtim i numrit të të varfërve. Ka rritje të paprecedent të çmimeve në të gjitha produktet e shërbimet dhe ka inflacion rrënues në produktet themelore për jetesë. 350 mijë familje kosovare sot jetojnë më keq ekonomikisht, janë më të pasigurta financiarisht dhe më të cenueshme nga kostoja e jetesës”, thotë Musliu

    Ajo gjithashtu kritikon favorizimin e familjarëve dhe militantëve të qeverisë për punësim, duke sugjeruar se shumica e popullsisë është lënë jashtë mundësive për punë.

    Musliu përfundon duke shprehur shpresën se pas 100 ditëve, qytetarët do t’i japin një përgjigje të qartë qeverisë për ato që e quan manipulim dhe abuzim me pushtetin.

    “Familjarët, dostat, e militantët e Albinit e qeverisë se tij janë punësuar për ndryshe e vetmja gjë që ka shënuar rritje në Kosovë është; zhgënjimi, dhe numri i qytetarëve që e lëshojnë Kosovën, Por e mira është se pak më shumë se 100 ditë kanë mbetur  dhe ky demagog klasik, mashtrues e manipulant do të merr atë qe meriton nga qytetarët”, përfundon Musliu për Front Online.

     

    Papunësia në Kosovë më e ulët se në BE/ VV-ja i beson statistikave, opozita thotë se është rrenë

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Kronika19 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiq një 55 vjeçar dje në Vushtrri. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në...
    Kronika19 Shtator 2024
    Një burrë në Gjilan ka njoftuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri banesa e tij. Zjarri është lokalizuar...
    Kronika19 Shtator 2024
    jë person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të...
    Të tjera
    Opinione19 Shtator 2024
    Nga: Agim Musliu Serbia ka ndërmarrë një qasje të dyfishtë në marrëdhëniet e saj me Kosovën, një çështje kyçe për stabilitetin rajonal....
    Lifestyle19 Shtator 2024
    Jini të kujdesshëm me sapunin apo xhelin për dush, sepse pH faktori i vaginës suaj është diku mes 3,8 dhe 4,5 që...
    Lifestyle19 Shtator 2024
    Mjeku tregon se cilat efekte anësore ndodhin për shkak të marrjes së shpeshtë të paracetamolit. Shumë prej nesh kërkojnë paracetamol kur diçka...
    Vip19 Shtator 2024
    Këngëtarja kosovare Kida po shijon kulmin e suksesit. Krahas mbrëmjeve muzikore ajo njihet edhe për një jetë mjaftë luksoze. Duket se është...
    Sport19 Shtator 2024
    Real Madridi po do që ta transferojë Edon Zhegrovën, raporton Radio Montecarlo. Këtë raportim e ka publikuar edhe mediumi i mirënjohur spanjoll,...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Kryetari i PD-së Sali Berisha ia kushtoi Gerti Bogdanit fjalimin e tij të përnatshëm nga dritarja e banesës, shkruan A2. Kreu i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.