×
  • Vip
  • Vip

    “Zjarr, zjarr, zjarr”- Kështu e përshkruan Rita Ora marrëdhënien me burrin e saj

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Çifti Rita Ora dhe Taika Waititi janë shpesh të hapur për fansat për jetën e tyre private.

    Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja e hitit “Let You Love Me,” 33 vjeçe, ka folur për martesën e saj me regjisorin e e “Thor: Ragnarok”, 49 vjeç.

    “Ne frymëzojmë njëri-tjetrin”, i tha Ora medias. “Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide”, shkruan Revista People.

    Këngëtarja e popit shtoi: “Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr”.

    Ora gjithashtu insistoi se ajo është “e qeshur dhe argëtuese” në martesën e tyre. “Dua t’ju njoftoj për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ata “ndihmojnë njëri-tjetrin, gjithmonë”.

    Rita, e cila ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur “njeriun e saj” Waititi për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”, tha se çifti kishte një “natë të këndshme” dhe e cilësoi mbrëmjen e ‘Emmy Awards’ si “një shfaqje të pabesueshme”.

    Ngjarja gjithashtu nxiti disa krijimtari për interpretuesen e hitit “For You”.

    “Po ecja drejt kësaj feste dhe i thashë Taikas: “Kjo më ka bërë të dëshiroj të shkoj në shtëpi dhe të shkruaj çdo gjë që mund të mendoj tani”, tha Ora. “Isha kaq e frymëzuar, fjalimet e atyre që pranonin çmime ishin kaq inspiruese”.

    Taika Waitit dhe Rita Ora u martuan në gusht të vitit 2022, në Los Angeles.

    Në atë kohë, një burim konfirmoi për Revistën “People” se Ora dhe Waititi u martuan gjatë një ceremonie “shumë të vogël” më 4 gusht 2022. Megjithatë, ata nuk e ndanë lajmin me publikun deri në janar të vitit 2023.

    “Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve, njerëz”, tha Ora gjatë një interviste në ‘Heart Breakfast’ në janar të vitit 2023 ku po promovonte këngën e saj “You Only Love Me”.

    Gjatë një paraqitjeje në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon në shkurt të vitit 2023, Ora e tregoi për herë të parë unazën e martesës dhe zbuloi se ndoshta kishte ndihmuar Waititin të zgjidhte unazën.

    “E ndjeja se vërtet doja të isha me këtë person, dhe thjesht doja që të ndiheshim shumë mirë”, tha ajo. “Kështu që, ndoshta e kam çuar në dyqan dhe kam treguar saktësisht cilën unazë doja”, shtoi ylli.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Vip18 Shtator 2024
    Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel. Sipas burimeve të “Loki Magazine”, Marina ka nënshkruar kontratën për të...
    Vip18 Shtator 2024
    Dj Dagz është një personazhet shumë të dashura për mediat rozë. Jeta e tij private nga martesa me Einxhel Shkirën, u bë...
    Vip17 Shtator 2024
    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka paralajmëruar një lajm interesant për adhuruesit e saj. Në rrjetin social Instagram, ajo tha se shumë shpejt...
    Të tjera
    Kronika18 Shtator 2024
    Policia i ka shqiptuar gjobë një 73-vjeçari i cili ka bërë tejkalimin e kolonës së automjeteve duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë...
    Lajme18 Shtator 2024
    Në Komunë e Zubin Potokut ende nuk janë shpërndarë faturat e rrymës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i...
    Kronika18 Shtator 2024
    Një person në Shtërpcë ka raportuar se ka hasur në tri mina dhe dy bomba dore të pashpërthyera. Në raportin 24 orësh...
    Kronika18 Shtator 2024
    Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Gjilan nën dyshimin se e ka goditur me thikë një burrë në...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, sot në Strasburg do të nënshkruajnë...
    Kronika18 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Voljak të Klinës. Sipas policisë, dy persona të panjohur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.