Ish – diplomati Blerim Canaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se ka rënë në kurthin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai në “Five” të TV Dukagjinit tha se “status-quoja” më shumë i përshtatet Serbisë se sa Kosovës.
“Qeveria jonë është future në kurthin e Vuciqit, po sillemi në rreth për një rrugadlje por pa mundësi ta gjejmë. Në mungesë të një zjgidhje edhe Qeverisë I konvenon kjo gjendje deri në zgjedhje”, tha ai.
Tutje ai tha se nëse Kosova i kryen detyrat e saj, duhet të kërkojë përgjegjësi nga Bashkimi Evropian në rast se nuk ka avancim.