×
  • Lajme
  • Lajme

    227 infermierë ikën nga Kosova gjatë këtij viti, pakënaqësi me kushtet e punës dhe pagat e ulëta

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

     Nga janari i këtij viti e deri më tani 227 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar, si dëshmi për të punuar jashtë Kosovës.

    Kështu kanë bërë të ditur përmes statistikave në një përgjigje për Front Online nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës.

    “95 infermierë kanë kërkuar vërtetimin e Kodit Etik, ndërsa 227 të tjerë kanë aplikuar për licencën e plastifikuar, e cila është e nevojshme për të punuar jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e Odës së Iinfermierëve të Kosovës për Front Online.

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Shifrat e ikjes së infermierëve janë alarmante

    Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj në lidhje me trendin e ikjes së infermierëve, ka deklaruar se ky fenomen është një sinjal i keq për të ardhmen e sektorit të shëndetësisë.

    Ai kërkoi veprime konkrete për të ndaluar këtë trend, duke theksuar se shifrat janë alarmante dhe se problemi nuk mund të reduktohet vetëm në numra, por në pasojat që ky problem do të sjellë në të ardhmen.

    “Është ogur i keq i të ardhmërisë së sektorit të shëndetësisë, duhet veprime konkrete për ndaljen e këtij hovi. Shifrat janë alarmante, por një problem i tillë nuk reduktohet ne shifra, por në pasojat që i sjell ky problem në të ardhmen”, tha Zemaj për FrontOnline.

    Sipas Zemajt, arsyeja për largimin e infermierëve është qeverisja e dobët, mungesa e planifikimit dhe vizionit, si dhe mungesa e ligjeve të reja dhe reformave thelbësore që kanë bërë që sistemi i shëndetësisë të bëhet një ambient të padurueshëm për ata që dëshirojnë të punojnë dhe ndërtojnë karrierë në mjekësi.

    “Qeverisja e keqe, pa plan e vizion, pa ligje te reja as ndonjë reforme thelbësore, e ka kthyer sistemin e shëndetësisë në një ambient të padurueshëm të punës për secilit të ri që synon të punoj e ndërtoj karriere në mjekësi”, përfundoi Zemaj.

    Deputeti i AAK-së: Shkak i ikjes së infermierëve janë kushtet e punës dhe pagat e ulëta

    Shemsedin Dreshaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, nënvizoi se trendi i largimit të infermierëve ende po vazhdon.

    Sipas Dreshajt, shkaqet kryesore janë kushtet e punës dhe pagat e ulëta.

    Ai theksoi se “nuk ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve të punës për mjekët”, duke e përshkruar këtë si një faktor kryesor që kontribuon në këtë fenomen.

    “Trendi i ikjes së infermiereve vazhdon ndërsa shkaqet kryesore të ikjes janë kushtet e punës dhe pagesa sepse “S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për punësim për mjekët”, tha Dreshaj.

    Përndryshe, të martën Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman.

    Largimi i infermierëve dhe mjekëve në shtetet e BE-së, sidomos në Gjermani, ishte çështje diskutimi mes dy delegacioneve.

    /FrontOnline/

     

     

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Shemsedin Dreshaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, nënvizoi se trendi i largimit të...
    Lajme20 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se në drekën e punës të shtruar në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian bashkë me liderët...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj në lidhje me trendin e ikjes së infermierëve, ka deklaruar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Në fjalën e lamtumirës së tij pasi e udhëhoqi NATO-n për një dekadë, Jens Stoltenberg i paralajmëroi vendet anëtare të NATO-s të...
    Bota/Rajoni19 Shtator 2024
    Brazili ka gjobitur kompanitë e Elon Musk pasi disa përdorues në vend mundën të hynin shkurtimisht në platformën e mediave sociale X,...
    Lajme19 Shtator 2024
    Emisari special i BE’së për dialogun Miroslav Lajcak ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë ‘një përvojë intensive diplomatike e...
    Lajme19 Shtator 2024
    Një përplasje e gjatë – dhe nganjëherë e dhunshme – midis Kosovës dhe Serbisë për statusin e enklavave me shumicë serbe në...
    Lajme19 Shtator 2024
    Visar Ymeri, sa ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ishte njëriu më i afërt me Albin Kurtin. Se çfarë ka ndryshuar, e tregon...
    Sport19 Shtator 2024
    Barcelona ka pësuar humbje në debutimin e Ligës së Kampionëve me format të ri, duke u mposhtur 2-1 nga Monaco. Pas vetëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.