×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon kryetarin e Komunës së Zubin Potokut dhe drejtues të drejtorive të kësaj komune

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpritën për mëngjes pune Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, nënkryetarin Sefer Veselin dhe kabinetin e drejtorëve komunalë me një përbërje multietnike.

    Nw komunikatën pwr media bwhet e ditur se bashkë diskutuan mbi punën, progresin, arritjet e deritashme në njërën anë dhe në anën tjetër rreth sfidave aktuale e të trashëguara dhe mundësitë për t’i trajtuar dhe adresuar ato gjatë pjesës së mbetur të mandatit qeverisës.

    Zeqiri nënvizoi angazhimin dhe përkushtimin e tij për shërbime sa më të mira komunale dhe për gjithëpërfshirje të të gjitha komuniteteve në jetën sociale dhe institucionale. Ai theksoi se nga takimet me qytetarët është vërejtur interesim i shtuar për pjesëmarrje dhe bashkëpunim në proceset vendimmarrëse. Me qëllim rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Zubin Potokut, drejtues të kësaj komune thanë se po punohet në shtimin e stafit të administratës komunale.

    Ata e njoftuan kryeministrin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të konvertimit të dokumenteve dhe pajisjes së qytetarëve me dokumente të Republikës së Kosovës, si dhe me rezultatet e deritanishme të masave të punësimit të mbështetura nga Qeveria, ndërkohë që veçuan fillimin e procesit të mbledhjes së tatimit në pronë dhe procesit të vlerësimit të pronave.

    Gjatë takimit u diskutua edhe rreth projektet ekzistuese, ato që kanë përfunduar dhe që janë në proces të punës, por në të njëjtën kohë edhe për projekte të reja. Nga drejtuesit e komunës u veçua rëndësia dhe nevoja e investimeve në infrastrukturë, sidomos në fshatrat e thella të komunës, por edhe e programeve të mbështetjes dhe mirëqenies sociale. Në këtë drejtim, ata e njoftuan kryeministrin Kurti mbi përgatitjet që Zyra e Kryetarit dhe drejtoritë komunale po bëjnë për seancën e kuvendit komunal, në të cilin pritet të diskutohet dhe votohet buxheti komunal për vitin 2025, projekte investive, nga i cili do të reflektohen edhe në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025.

    Kurti dhe ministrat e pranishëm në takim, falënderuan kryetarin Zeqiri, drejtuesit e stafin e Komunës së Zubin Potokut për angazhimin e përditshëm dhe gatishmërinë për bashkëpunimin e ngushtë me nivelin qendror, duke i ofruar njëkohësisht përkrahje në adresimin dhe realizimin e kërkesave në interes të komunës.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka reaguar pas sulmit të një shtëpie të ndërtuar në veri të Mitrovicës nga...
    Lajme17 Shtator 2024
    Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përbërje nga nënkryetarja Doarsa Kica Xhelili dhe anëtarët e Kryesisë Besian Mustafa dhe Florian Dushi...
    Lajme17 Shtator 2024
    Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë dy akuza. Sipas njoftimit, i pandehuri S.N., i cili ishte duke...
    Të tjera
    Lajme17 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth sulmit ndaj një shtëpie të ndërtuar në veri. Ai u shpreh se ata të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka komentuar pretendimet e pushtetarëve se në veri është shtrirë sovranitetin dhe tani në atë pjesë është...
    Sport17 Shtator 2024
    Klubi i futbollit Mitrovica është ankuar përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, nëpërmjet së cilit konsideron se u dëmtua...
    Vip17 Shtator 2024
    Ndarja e dyshes Mevlan Shaba dhe Livia Brungës është komentuar gjerë e gjatë nëpër rrjet. Livia është mjaft aktive në profilet e...
    Lajme17 Shtator 2024
    Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka pritur në takim një delagacion nga zyra e Bashkimit Evropian. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare,...
    Bota/Rajoni17 Shtator 2024
    Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshirë RT-në dhe Rossiya...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.