×
  • Lajme
  • Lajme

    Një delegacion i zyrës së BE-së shkon në LVV, diskutojnë për zgjedhjet dhe sigurinë në veri

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Sot, Lëvizja Vetëvendosje ka pritur në takim një delagacion nga zyra e Bashkimit Evropian.

    Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt, derisa kanë folur edhe për hapat pëgatitor e situatën e përgjithshme

    “Sot në zyrën qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Sekretari Organizativ Alim Rama, Nënkryetarja e dytë Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mrika Limani-Myrtaj, Koordinatorja e Sekretariateve, Albana Gashi, Filiz Mustafa nga Koordinimi me Qendra dhe Alma Haxhija nga zyra ligjore, kanë pritur në takim delegacionin nga zyra e Bashkimit Evropian. Temë e këtij takimi ishte çështja e zgjedhjeve qendrore që do të mbahen në shkurtin e vitit të ardhshëm, me ç’rast është bashkëbiseduar për hapat përgatitor, situatën e përgjithshme, si dhe kampanjën zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

    Njëherit, kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në pjesën veriore të vendit, ku sipas tyre, falë ndryshimit të shtrirjes së rendit dhe ligjit nga Qeveria, për herë të parë qytetarët mund të votojnë të lirë dhe pa presion.

     

    “Është theksuar fakti që ky proces zgjedhor do të jetë i pari pasi që një qeveri përfundon mandatin e rregullt të saj katërvjeçar. Temë shoqëruese e diskutimeve padyshim që ka qenë dhe ligji i ri i zgjedhjeve me theks të veçantë votimi i mërgatës, që këtë herë mundësohet edhe në vendet ku ata jetojnë. Po ashtu, u diskutua situata e sigurisë në pjesën veriore të Republikës, ku u potencua fakti që për herë të parë qytetarët mund të votojnë të lirë dhe pa presion nga bandat kriminale, falë ndryshimit të shtrirjes së rendit dhe ligjit nga ana e qeverisë”, thuhet tutje në postim.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Nëntor 2024
    Sot në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet do të zhvillohet një aktivitet i veçantë. Aty, me fillim nga ora 10:30, do të...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihet të...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Një reagim bukur i rëndë i ka ardhur deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, nga Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Një 56-vjeçar ka vdekur në spital në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur sot, ndërsa viktima...
    Sport09 Nëntor 2024
    Në një ndeshje interesante, që u vendos në vazhdime, Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:67 (17:9, 18:22, 18:16, 12:18,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Ka vdekur në një aksident ish-ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu,...
    Sport09 Nëntor 2024
    Baseli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Yverdon-Sport në kuadër të javës së 14-të në elitën e...
    Vip09 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti duket të jetë tejet i lumtur me këngën që e ka shkruar brenda shtëpisë. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.