×
  • Lajme
  • Lajme

    BE dëshiron kthimin e serbëve në institucione e implementimin e Asociacionit, Bislimi e Petkoviq në Bruksel

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ndodhen sot në Bruksel, një ditë pasi Bashkimi Europian mirëpriti thirrjet nga Beogradi për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës dhe kërkoi implementimin e Asociacionit.

    Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë në Bruksel. I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak do të përpiqet t’i ulë ata përballë njëri-tjetrit.

    Bislimi dhe Petkoviq kanë shkuar në kryeqendrën europiane për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

    Zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër vitin e kaluar, pritet të jetë çështja kryesore e diskutimeve.

    Bashkimi Europian të hënën mirëpriti kërkesën e Aleksandar Vuçiq që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi ai vetë iu kishte kërkuar të dorëhiqeshin masivisht. Kërkesat me të cilat presidenti serb doli të premten, përfshijnë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

    “Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për Radion Evropa e Lirë.

    Ai tha se riintegrimi i serbëve parashikohet me marrëveshjet e dialogut, dhe këtu përmendi Asociacionin, këtë bashkësi të komunave serbe që Kosovës i kërkohet ta formojë si hapin e saj të parë në zbatimin e marrëveshjes së fundit për normalizim.

    “Në këtë kontekst, impelementimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shumë i rëndësishëm”, tha Stano.

    Bislimi dhe Petkoviq për herë të fundit në Bruksel ishin në fillim të korrikut, duke u kthyer nga atje pa ndonjë rezultat.

    Këto udhëtime të kryenegociatorëve po e pasonin një rund të ri të dialogut në nivelin më të lartë në fund të qershorit, që përfundoi pa takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell nuk mundi t’i ulte ata përballë njëri-tjetrit. Në takimet e ndara me të dy liderët kishte folur për atë që është arritur në dialog. Kryeministri i Kosovës, i cili u tha se e kishte kushtëzuar takimin trepalësh, ishte shfaqur i kënaqur pas takimeve me ndërmjetësit. Presidenti serb, në anën tjetër, kishte dalur gjithashtu i kënaqur nga takimet që i quante të suksesshme.

    Bislimi shkoi në Bruksel, mes ankesave në Kosovë se procesi i dialogut ndodhet në një qorrsokak nga i cili kryeparlamentari Glauk Konjufca tha së fundmi se nuk sheh shumë rrugëdalje. Ai ka pohuar se dialogu në formatin “qysh ka qenë prej vitit 2011” ka vdekur dhe ka kërkuar “një drejtim të ri”.

    Udhëtimeve të Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel iu parapriu një vizitë e Lajçakut në Kosovë dhe Serbi.

    Emisari europian tha në Prishtinë se me Bislimin kishte folur për “agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”.

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë në sesion privat, dëshmitari i 85-të i...
    Lajme17 Shtator 2024
    Serbia e ka nisur fushatën e saj të paralajmëruar ditë më parë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, për siç tha ai, “situatën e...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit. Maqedonci...
    Të tjera
    Sport17 Shtator 2024
    Ekipi i Edon Zhegrovës, Lille, sonte do ta nis aventurën në garën më të fortë evropiane për klube, Champions League. Lille do...
    Lajme17 Shtator 2024
    Të premten, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi masat me të cilat synon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës. Ai nuk është më...
    Sport17 Shtator 2024
    Nuk ka dëshirë ta quajë një revansh, mirëpo Ardian Ismajli duket qartë se ka një brum prej futbollisti profesionist dhe patrioti të...
    Lajme17 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur sot rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit. Maqedonci tha se qasja...
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Gjatë mesnatës është sulmuar një shtëpi e ndërtuar nga qeveria në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës. Lajmin e ka bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.