Profesori Bujar Dugolli tha se “kërkesat e çuditshme” të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndaj komunitetit serb që jetojnë në Kosovë janë “mish për top”, pasi thirrjet e tilla po ia vështirësojnë jetesën e tyre këtu. Dugolli tha se Vuçiqi duke i bërë thirrje komunitetit serb për mosnjohjen e autoritetit të Kosovës dhe për sfidimin e rendit dhe ligjit, po i vendos ata në situatë të rëndë, ku normalisht ka edhe pasoja.
Dugolli në “Five” të Dukagjinit u shpreh se deklarimet e Vuçiqit dhe Beogradit janë thirrje për konsum të brendshëm. Teksa shtoi se kërkesat e Beogradit zyrtar janë vetëm për të sfiduar Qeverinë e Kosovës se “gjoja Beogradi” është dakord për t’i dhënë mundësi zbatimit të marrëveshjes.
“Ndihmat sociale i përdorin për politikat ditore të Beogradit e jo për ndihmën ndaj komunitetit serb. Sepse ata me gjithë këto veprime që i kanë bërë është dëmtuar vetë komuniteti serb. Thirrja është në interesat e tyre se ta kuptojnë sa më shumë sepse Vuçiqi I ka bërë mish për top dhe nuk është diçka që po i ndihmon, por po i vështirëson jetën. Sepse duke i bërë thirrje për mosnjohjen e autoritetit të Kosovës dhe për ta sfiduar rendin dhe ligjin, serbët po i vendos në situatë shumë të rënda”, vijoi Dugolli.
Dugolli shtoi se mbështetja e Faktorit Ndëkombëtar te kërkesat e Vuçiqit janë vetëm tek dy pikat e para, pasi janë edhe me ligj dhe kushtetutë të vendit tonë.
Dugolli u shpreh se shteti i Serbisë ka pësuar disfatë në rastin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshter Afrim Bunjaku.
“Realiteti politik I krijuar pas 24 shtatorit dhe politika e Vuçiqit dhe Serbisë për agresionin e hapur mori goditjen e fortë nga forcat e sigurisë dhe rendit të Kosovës. Dhe mesazh të qartë nga faktori ndërkombëtar, mobilizimi për shtimin e prezencës dhe deklarimet e fundit janë të qarta se Kosova është e vendosur të e mbrojë tërë territorin e saj përfshirë edhe veriun e saj. Njëkohësisht edhe faktori ndërkombëtar kur është në pyetje siguria e Kosovës, ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk lejon diçka të tillë të ngjajshme me Banjskën apo diçka që cenon integritetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës. Pas kësaj disfate ruso-serbë për destabilizimin dhe ndezjen e një vatre të konflikti të ri në këtë pjesë të Evropës. Beogradi ka luajtur në përpikëri në dy tabore, në njërën pro Rusinë, për të treguar olojalitetin që ka vetë ndaj Rusisë. Dhe tjetra anë për të mbajtur afër komitetin perëndimor ndërkombëtar. Se gjoja politika e Vuçiqit është paqësore dhe është i gatshëm për të marrë në proces”, tha ai.