×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet anëtari i VV-së në Podujevë pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekretari i saj, Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

    Për rastin sot është arrestuar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

    Sipas sinjalit i arrestuar është: Rinor Hajrullahu, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Shpejtim Bulliqit, kryetarit të komunës së Podujevës.

    Hajrullahu e ka sulmuar Latifin derisa ishin në një lokal. Ky i fundit e ka lajmëruar rastin në Polici.

    Zyrtarët policorë menjëherë pasi e kanë pranuar informatën kanë nisur hetimet për rastin dhe sot e kanë arrestuar Hajrullahun si të dyshuar për ‘kanosje’.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndryshe, për rastin ka reaguar mbrëmë vonë dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

    Në reagimin e saj thuhej se incidenti ka ndodhur pa ndonjë problem paraprak.

    Sipas kësaj dege, pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar.

    “Ai për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhej ndër të tjera në reagim.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në Gjakovë nën dyshimet se një i dyshuar ka kryer veprën penale të ‘detyrimit’....
    Lajme16 Shtator 2024
    Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u investuan 3.8 milionë euro. Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, ku dhe...
    Lajme16 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të...
    Të tjera
    Sport16 Shtator 2024
    Në fundjavë filloi edicioni i ri i ProCredit Superliga në basketbollin kosovar. E sipas Federatës së Basketbollit, Proton Cable Prizreni fitoi ndaj...
    Sport16 Shtator 2024
    Liga e Kampionëve ka konfirmuar një tjetër ndryshim të madh mbi atë se si do ta përcjellim këtë garë duke marrë parasysh...
    Sport16 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha mendon se skuadra e tij, ka mundur të fitojë në duel me Torinon. Lecce dhe Torinon...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    239 vajza e djem në Shqipëri, janë përzgjedhur për të zhvilluar Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, që është një hap i parë...
    Lajme16 Shtator 2024
    Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara e të parkuara...
    Lajme16 Shtator 2024
    Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.