×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri: 239 vajza e djem hedhin hapin e parë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    239 vajza e djem në Shqipëri, janë përzgjedhur për të zhvilluar Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, që është një hap i parë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e përcjelljes, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përgëzoi të rinjtë për zgjedhjet e kësaj rruge që kërkon sakrifica, duke thënë se janë një shembull frymëzues për të gjithë.

    “239 djem dhe vajza, mes shumë pikëpyetjeve keni bërë hapin e madh drejt këtij sheshi, duke vendosur të ecni në një rrugë ndoshta më të vështirë por gjithashtu më të bukur dhe më përmbushëse, si çdo rrugë që qëndron mes investimit në dije dhe investimit në vlera. Me siguri ky rrugëtim i ri, do të sfidojë karakterin, forcën dhe intelektin tuaj. Por në këtë udhë, ju do të keni për krah jo vetëm njëri – tjetrin, por edhe përkushtimin e të gjithë stafit akademik të kursit bazë, të cilët dua t’i falënderoj dhe t’i uroj këtu, pasi kanë detyrën e vështirë të dëshmojnë çdo ditë se Forcat e Armatosura janë një familje e madhe, ashtu si familja që ju ka rritur e sjellë këtu sot për të nderuar veten dhe vendin”, theksoi Vengu, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv..

    “Ndoshta duke vendosur të jeni këtu sot, keni hequr dorë nga disa komoditete, por me këtë sakrificë vjen edhe ndjenja e krenarisë, jo ajo krenaria boshe dhe kryeneçe, por krenaria e detyrës së kryer, krenaria e përmirësimit të vetes dhe të shoqërisë, krenaria e shërbimit dhe e sfidës së tejkaluar si një skuadër e vetme, e pakrahasueshme me asnjë ndjesi tjetër”, tha ministri i Mbrojtjes.

    Vengu, porositi të rinjtë të ruajnë me krenari simbolet kombëtare dhe të jenë shembull i respektit ndaj traditave tona.

    Sipas A2CNN, mes 239 kandidatëve të kualifikuar në përfundim të procesit të rekrutimeve për ushtarë/detarë, të drejtën për të vijuar kursin e kanë edhe 33 vajza; 25 kandidatë janë me arsim të lartë; 160 me arsim të mesëm dhe 54 kandidatë janë me arsim 9 – vjeçar. Të kualifikuarit kanë kaluar me sukses të gjitha testimet e zhvilluara: fizik, intelektual dhe testimin psikologjik. Gjithashtu kandidatët e kualifikuar plotësojnë edhe kushtin e sigurisë, verifikuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe Policia Ushtarake.

    Pjesë e Forcave të Armatosura mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 – 27 vjeç që nuk ka probleme me ligjin dhe ka një figurë të pastër morale.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Rebelët Houthi të Jemenit pretenduan të hënën se rrëzuan një tjetër dron MQ-9 Reaper të prodhuar nga Amerika. Ushtria amerikane tha se...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të hënën ta rrisë numrin e trupave për 180.000 sosh, për ta...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën Evropën Qendrore gjatë fundjavës është rritur, me më shumë viktima të regjistruara në Republikën...
    Të tjera
    Sport16 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha mendon se skuadra e tij, ka mundur të fitojë në duel me Torinon. Lecce dhe Torinon...
    Lajme16 Shtator 2024
    Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara e të parkuara...
    Lajme16 Shtator 2024
    Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetet...
    Bota/Rajoni16 Shtator 2024
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të hënën ta rrisë numrin e trupave për 180.000 sosh, për ta...
    Lajme16 Shtator 2024
    Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal e ka prezantuar sot në Tiranë, Ballkan Barometrin, i cili është sondazhi më i madh i opinionit publik...
    Lajme16 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës që shkoi janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.