Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se ka filluar aksionin për largimin e veturave të pashfrytëzuara e të parkuara në hapësira publike në zona të ndryshme në kryeqytet.
Përmes një njoftimi në Facebook, qytetarëve u është bërë thirrje, respektivisht pronarëve të automjeteve, të bashkëpunojnë në largim të tyre.
“Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët e kryeqytetit, pronarë të këtyre veturave të braktisura, që të respektojnë kërkesat e Inspektoratit si dhe të bashkëpunojnë duke i larguar të njëjtat sipas afateve të dhëna nga ky organ”, thuhet në njoftim.