Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjen dhe dashamirët për ndarjen nga jeta e të dashurit tonë Ekrem Metushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se “Ekremi ishte një njeri i ndershëm dhe patriot, i cili dha një kontribut të madh në lirinë e vendit tonë”.
“Ai do të mbahet mend për guximin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe atdheun”.
Për detajet e ceremonisë së varrimit, familja tha se do të njoftojnë ndërkohë.
Ndërkaq, komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se nesër në nderim të tij, do të mbahet mbledhje komemorative në teatrin “Adriana”.
Mbledhja nis nga ora 11:00.