×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën në muajin korrik ka rënë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovës gjatë muajit korrik ka rënë për 18.1 për qind. Gjatë këtij muaji Kosovën e kanë vizituar 38 mijë e 126 turistë të huaj dhe se numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicrra.

    “Në korrik 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 57 447, prej tyre 33.6%, ishin vendorë dhe 66.3%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Korrik të vitit 2023 (sa ishin 71 341 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 19.5%. Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2023) ka ulje te vizitoreve për 18.1%. Në total  38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra, etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Sipas ASK-së numri i net-qëndrimeve ishte 133 663, prej tyre 35.2% nga vendorët dhe 64.7% nga të huajt.

    Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 8 864 vizitorë dhe më 26 477 net-qëndrimi.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Nëntor 2024
    Një reagim bukur i rëndë i ka ardhur deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, nga Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Blerta Deliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e luftëtarit të lirisë e pjesëtarit të FSK-së,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Bashkimi Evropian është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili gjatë javës u dërgua për...
    Të tjera
    Lajme09 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Ka vdekur në një aksident ish-ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu,...
    Sport09 Nëntor 2024
    Baseli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Yverdon-Sport në kuadër të javës së 14-të në elitën e...
    Vip09 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti duket të jetë tejet i lumtur me këngën që e ka shkruar brenda shtëpisë. Ai...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Një anije kërkimore spanjolle që heton ekosistemet detare është thirrur për të ndihmuar në gjetjen e afro 100 njerëzve që mendohen të...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Marta Kos është konfirmuar si komisionare për Zgjerim. Sllovenja Kos do të pasojë hungarezin Oliver Varhelin. Javën e kaluar gjatë procesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.