×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse ndodh vonesa e ciklit menstrual dhe a nënkupton kjo vetëm shtatzaninë?

    FrontOnline
    16 Shtator 2024

    Kur ndodhin vonesa të ciklit menstrual, menjëherë fillon paniku për një shtatzani të mundshme.

    Por, përpiquni të mos shqetësoheni shumë sepse kjo është normale nëse ndodh herë pas here.

    Arsyet më të zakonshme të vonesës së ciklit janë shtatzënia, stresi, humbja e papritur e peshës, stërvitjet ekstreme, marrja e pilulave kontraceptive etj.

    Nëse jeni seksualisht aktiv dhe periodat tuaja janë vonë, ekziston mundësia që të jeni shtatzënë, kështu që është mirë të bëni një test.

    Nëse keni bërë një test dhe rezulton negativ ose jeni shumë të sigurt që nuk është shtatzëni sepse nuk keni qenë seksualisht aktive, atëherë mund të ketë një numër arsyesh të tjera pse menstruacionet janë vonuar.

    1.Ushtrimet

    Ushtrimet e tepërta mund të bëjnë që trupi juaj të luftojë për të prodhuar estrogjen të mjaftueshëm për të përfunduar ciklin e tij menstrual.

    2.Ndryshimi në peshë

    Një humbje dramatike e peshës gjithashtu mund të ndikojë në ciklin tuaj, pasi trupi mund të mbetet i paaftë për të prodhuar estrogjen, mbipesha gjithashtu mund të parandalojë ciklin nëse ka një rritje të estrogjenit.

    3.Stresi ose sëmundja

    Trupi juaj mund të ndalojë ciklin nëse kaloni një kohë stresuese në punë ose në jetën tuaj personale.

    Një zonë e trurit tuaj ku rregullohen hormonet për ciklin mund të ndryshohet, duke çuar në menstruacione të vonuara.

    Por, edhe sëmundje të ndryshme siç është edhe ftohja mund të ndikojë që cikli juaj të vonohet.

    4.Sindroma e vezoreve policistike

    Sindroma e vezoreve policistike ndodh kur qeset në të cilat ndodhen vezoret nuk janë në gjendje të lëshojnë një vezë, që do të thotë se ovulacioni nuk ndodh.

    Në këto raste të mbetesh shtatzënë natyrshëm është e pamundur, pasi asnjë vezë nuk lëshohet në tubin fallopian gati për fekondim, e kjo gjendje mund të bëjë që të ketë edhe vonesa në cikël.

    Nga Rubrika
    Lifestyle20 Dhjetor 2024
    Dashi Duhet të bëni rikuperime në raportin në çift, por shumë prej jush do të frenohen nga krenaria e tepërt, e cila...
    Lifestyle19 Dhjetor 2024
    Fjetja me telefon pranë është bërë e zakonshme, sidomos tek të rinjtë. Dhe, në shumicën e rasteve, mbajtja e telefonit poshtë jastëkut...
    Lifestyle18 Dhjetor 2024
    Mjegulla është një fenomen natyror që mund të ndikojë ndjeshëm në kushte të sigurisë rrugore dhe në shëndetin e individëve. Kur moti...
    Të tjera
    Vip20 Dhjetor 2024
    Opinionistja e “Big Brother Vip Kosova 3”, Olta Gixhari ka reaguar pas deklaratës së Gresës. Aktorja tha se “të gjitha rolet merren...
    Vip20 Dhjetor 2024
    Ka plasur sherri në Prime mes Sarës dhe Xhenetës. Temë diskutimi ishte debati mes Gresës dhe Sarës, kur ndërhyri Xheneta. “Unë i...
    Bota/Rajoni20 Dhjetor 2024
    Së paku 11 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë. Në lidhje me...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Në  listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet, nga PDK, me numër 104  është edhe djali...
    Bota/Rajoni20 Dhjetor 2024
    Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, duke lënë të vdekur të paktën 11 persona,...
    Lajme20 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, teksa mediat gjermane raportuan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.