×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-drejtori i PK-së: Shqetësuese paralajmërimet e ShBA-së për ndërprerje të bashkëpunimit me Policinë

    FrontOnline
    14 Shtator 2024

    Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policin e Kosovës, si shkak i aksioneve të Qeverisë në veri të vendit pa koordinim me ndërkombëtarët, nga ish-drejtori i PK-së, Rashit Qalaj dhe analisti politik Afrim Kasolli, po shihet si një goditje fatale në konsolidimin profesional të shërbimit policor të Kosovës.

    Sipas tyre, PK-ja duhet të punojë e pa ndikuar nga qeveria nga aspekti operacional ashtu sic përcakton edhe ligji i policisë.

    Ish-drejtori i PK-së Rashit Qalaj, ka thënë se si shkak i veprimeve të pa koordinuara, policia tani më veç është sanksionuar nga ShBA-ja pasi nuk është duke marr më pjesë në trajnime të FBI, e sipas tij, PK-së i janë ndalur edhe trajnimet në Gjermani.

    “As një parti politike, as kush, as një politikan, pavarësisht a është i pozitës apo i opozitës nuk duhet të ketë tendenca të përzierjes në punët operacionale të policisë. Mund të them që PK-ja veç është sanksionuar nga ShBA-ja me qenë se ka vite që as kush me nuk shkon në trajnime në FBI. Me sa kam informata janë ndalur edhe trajnimet në Gjermani e kështu me radhë, prandaj këto janë masat që janë duke u marr fatkeqësisht ndaj PK-së”, ka thënë Qalaj.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ka një kohë të gjatë që është duke u diskutuar ndikimi direkt i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe i qeverisë në punët operacionale të Policisë së Kosovës.

    “Ka një kohë bukur të gjatë, ka dy tri-vite që ne jemi duke folur vazhdimisht mbi ndikimin direkt të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë së Kosovës në punët operacionale të Policisë së Kosovës. Në vazhdimësi e kemi ngritur këtë çështje në qoftë në seancat e Kuvendit, qoftë në mbledhjen e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, mendoj që PK-ja duhet të punoj e pa varur nga aspekti operacional ashtu që përcakton edhe ligji i policisë dhe po ashtu PK-ja të mbështet sa më shumë edhe me buxhet por edhe me përkrahje nga qeveria dhe populli i Kosovës”, ka thënë ai.

    Analisti politik, Afrim Kasolli, ka thënë se reagimet e ndërkombëtarëve për veprimet e qeverisë në veri të vendit kanë ardhur si pasoj e premtimeve dhe garancioneve që ka dhënë kryeministri Albin Kurti për këto çështje.

    “Prej aksioneve të fundit të qeveria së Kosovës ka ndërmarr në pjesën veriore siç dihet janë disa të tjera për të cilat ajo është kritikuar në vazhdimësi nga bashkësia ndërkombëtare se me veprimet e saj të pa koordinuara po rrezikon me nxitjen e tensioneve etnike. Pa dyshim pika kulminante dhe kritike e krejt këtij zhvillimi ka qenë përpjekja e saj për të hapur urën në qytetin e Mitrovicës edhe për qarkullim të automjeteve si në pjesën veriore dhe jugore. Mirëpo nëse e shohim në tersi bashkësia ndërkombëtare është e zemëruar me veprimet e qeverisë së Kosovës, pasi ata kanë pasur edhe premtime, kanë pasur edhe garancione sepse nëse i shohim deklarimet e tyre thotë se nuk po i mbani premtimet dhe garancionet që na keni dhënë se nuk do të veproni në mënyrë të një anshme në këtë pjesë”, ka thënë Kasolli.

    Kasolli ka thënë se si shkak i këtyre veprimeve të qeverisë, ambasada amerikane ka kërcënuar se do ta ndërpresim bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

    Ai ka thënë se një veprim i tillë do të ishte një goditje fatale në konsolidimin edhe me teje profesional të shërbimit policor të Kosovës, i cili, sipas tij, deri me tani siç është ndërtuar nuk mund të paramendohet se është bërë pa asistencën, mbështetjen dhe përkrahjen e ShBA-së.

    “Ambasadori amerikan para pak dite kërcënoj se po ashtu do ta ndërpresim bashkëpunimin me Policinë e Kosovës nëse vazhdojnë aksione të tilla. Që nuk ka dyshim që një veprim i tillë do të ishte një goditje fatale në konsolidimin edhe me teje profesional të shërbimit policor të Kosovës, i cili deri me tani siç është ndërtuar nuk mund të paramendohet se është bërë pa asistencën, mbështetjen dhe përkrahjen e ShBA-së. Kjo flet për një situatë tejet të tensionuar dhe problematike në raportet e shtetit të Kosovës me aleatët ndërkombëtar. Nuk ka masë më të madhe sanksionuese nëse paralizohet policia e Kosovës, ndërpritet bashkëpunimi me ShBA-në sepse i gjithë konsolidimi ose ndërtimi i kësaj strukture të deritanishme ka qenë e pa mundur të paramendohet pa asistencën dhe përkrahjen e ShBA-së”, ka thënë Kasolli për EO.

    Ambasada e ShBA-së në një reagim disa ditë më parë ka thënë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj.

    “Përderisa qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare që ka mbështetur themelimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës përgjatë shumë viteve si pjesë e përkushtimit tonë për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit, instrumentalizimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës nga ana e qeverisë për të kryer veprime të pakoordinuara nuk është në përputhje me premtimet e Kosovës që të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me komunitetin ndërkombëtar. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj”, thuhet në reagimin e ambasadës së ShBA-së të lëshuar më 30 gusht.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputeti Haki Abazi ka bërë me dije se nuk ka më votë për Albin Kurti. Abazi, i cili në këtë legjislaturë është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për kryeprokuror në pesë prokurori themelore. Para se të votohen në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...
    Kronika21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se të premten në Prishtinë ka kontrolluar dy lokacione për veprat penale falsifikim i dokumenteve dhe armëmbajtje...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti i ka propozuar një plan të ri Sarës. Ai i tha që të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.