Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan.
Me datë 12.09.2024 Sektori i Hetimeve në bashkëpunim me patrullën në detyrë kanë arrestuar personin e dyshuar, ky person dyshohet se ka kryer së paku 5 (pesë) raste të vjedhjeve të sendeve të ndryshme nga shtëpitë e qytetarëve në Suharekë dhe fshatrat për rreth.
I dyshuari është intervistuar ne prezencë të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar disa rasteve të vjedhjeve, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.