Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që ka pasur me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi, gjë për të cilën edhe është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook tha se ata që kanë menduar se mund ta frikësojnë, shantazhojnë Rrahmanin, sipas tij, kanë treguar se sa frikacak e të shantazhuar janë vetë.
Madje, Mustafa thotë se janë ndalur edhe kamerat e sallës ku ishte duke u mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal në Podujevë, ku edhe ndodhi përplasja mes tyre.
“Ai dhe ata që kanë menduar se e frikësojnë Ekrem Rrahmanin përmes akuzave të rrejshme, nuk e njohin Ekremin. Ekremi është shkëmb kreshnik. Familja e Ekremit trung i trimave.
Ai dhe ata që kanë menduar se e frikësojnë Ekremin, e shantazhojnë, e mbështesin për muri, e izolojnë, kanë treguar sa frikacak, të shantazhuar, të mbështetur për muri, të izoluar, janë vet.
Ai dhe ata që i kanë ndalë kamerat e sallës kanë mendu’ se me kaq e kanë mbyllë këtë çështje. Jo “trima”, jeni hi n’mal pa sakicë. Keni me u lutë me mbyllë”, shkroi Mustafa.