×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohen me nga 2 mijë euro gjobë dy të akuzuarit për kan*osjen e deputetes Blerta Deliu

    FrontOnline
    13 Shtator 2024

    Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku janë dënuar me nga një mijë euro secili pasi akuzohen se përmes mediave sociale e kanë kanosur deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

    Shpallja e aktgjykimi u bë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj.

    Qorolli dhe Mjaku ngarkohen se e kanë kanosur deputeten Deliu-Kodra përmes rrjetit social “Facebook” me fjalë të ndryshme, ndër to sipas aktakuzës deputetja u kanos edhe me fjalët “…kisha pre për zgjalli tkisha gri”.

    Fillimisht ndaj të njëjtëve (secilit veç e veç), gjykata shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, mirëpo me pëlqimin e tyre dënimi me burgim është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumë prej 1 mijë eurove për secilin.

    Sipas këtij aktgjykimi, dënimin me gjobë të akuzuarit mund ta paguajnë në afat prej një viti në gjashtë këste, përndryshe në rast të mos pagesës ky dënim përmbarohet në mënyrë të dhunshme.

    Të njëjtit u obliguan që secili veç e veç të paguajnë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 20 për paushallin gjyqësor dhe 20 euro tjera në për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.

    Ndërsa, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar në këtë rasti deputetja Deliu-Kodra është udhëzuar në kontest juridiko civil.

    E dëmtuara Deliu-Kodra nuk ishte e pranishme as në seancat paraprake për këtë rast, e as në shpallje të këtij aktgjykimit.

    Ndryshe, Qorolli dhe Mjaku në seancën fillestare të mbajtur më 10 shtator 2024 të njëjtit e kishin pranuar fajësinë për veprën penale që ju vihej në barrë.

    Në këtë rast akuzohet edhe Mirand Terzija, mirëpo për të njëjtin gjykata në seancën e lartcekur ka veçuar procedurën penale, pasi që i njëjti ka munguar për tre herë radhazi.

    Sipas aktakuzës së përpiluar më 7 shtator 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Ergim Qorolli, Blend Mjaku dhe Mirand Terzija po akuzoheshin/akuzohet se më 19 nëntor 2021, pas një seance të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me dashje dhe seriozisht e kanë kanosur deputeten Blerta Deliu-Kodra.

    Aktakuza thotë se kanosjen ndaj Deliu-Kodrës, të akuzuarit e kishin bërë përmes rrjetit social “Facebook”, ashtu që i akuzuari Qorolli i ishte drejtuar me fjalët: “gjakin bre ta q…, robt bre ti q…,krejt ata të gjall e ata më të afrmit ti q…, bre kën e nanës ta q…, zoti shpirtin ta marrt qysh o mas keqi bre ken e serbis ta q…”.

    Ndërsa, i akuzuari Mjaku në akuzë thuhet se ishte drejtuar me fjalët: “krejt sha ki ti q…, dekmit ti kisha q.., edhe ti q., kisha pre për zgjalli tkisha gri”, kurse i akuzuari Terzija kishte shkruar fjalët: “krejt robt ti q… ha, qysh UQK terroristë ti q… gjakin e nanës ta q…k***en e dreqit, ta q… shkinën e nanës ho oj shkin ti q… tdekmit n loqk”, me çka tek tek e dëmtuara-deputetja Deliu-Kodra është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetë.

    Me këto veprime Qorolli, Mjaku dhe Terzija po akuzoheshin/akuzohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, raporton” Betimi për Drejtësi”.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Pamje të tmerrshme janë shfaqur sot në rrugën Mitrovicë – Vushtrri. Aty është pa një kamion me disa qen të ngordhur. Rastin...
    Lajme11 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë. Atë, po e pret presidentja e...
    Lajme11 Mars 2025
    Një hallakamë e madhe mund të krijohet pas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përderisa Vetëvendosja nuk shkon mbi...
    Të tjera
    Sport11 Mars 2025
    Mesfushori francez, Paul Pogba, ka mbetur jashtë fushës për një kohë shkaku i një pezullimi nga dopingu. Pogba tani është i lirë...
    Lajme11 Mars 2025
    Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është sulmuar me thikë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin. Policia ka konfiskuar një brisk, ndërsa i dyshuari...
    Lajme11 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar demonstratat studentore në përvjetorin e 44-të. Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se kujtimi...
    Kronika11 Mars 2025
    Një person është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa...
    Kronika11 Mars 2025
    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Pejë e dy të tjera në Istog. Kjo u bë e ditur nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.