×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Aktakuza/ Financimi i Radojçiqit nga tenderët milionësh të Serbisë dhe Kosovës

    Aulona Konjuhi
    12 Shtator 2024

    Dy burime kryesore të financimit të veprimtarisë kriminale të pandehurit Milan Radojçiq janë: Duke i keqpërdorur tenderët e Kosovës dhe nga shteti i Serbisë, që në fund kanë përfunduar në duart e Radoiçiqit.

    Kështu thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për rastin “Banjska”, të cilën e posedon të plotë portali “FrontOnline”.

    Derisa nga shteti i Serbisë nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka marrë tenderë në vlerë prej rreth 67.5 milionë euro, nëpërmjet kompanisë së tij “RAD”, poashtu në aktakuzën e Prokurorisë figurojnë edhe kontrata në vlerë prej më shumë se 1.7 milionë euro të dhëna nga Republika e Kosovës, raporton Front Online.

    Sipas aktakuzës, forma e parë e financimit duke i keqpërdor tenderët e Kosovës që ishin në vlera më të ulëta ka ndodhur duke marrë kontrata që në aspektin procedural ishin të ligjshme, mirëpo pas marrjes së kontratës, projekti nuk zbatohej apo nuk implementohej fare.

    Kurse forma e dytë apo më kryesore për nga sasia në vlera marramendëse të parave ishte përmes financimit nga Serbia, ku kjo formë funksiononte në emër të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë”.

    “Kjo zyrë shpallte një prokurim publik në kërkim të një kompanie që do të bënte furnizimin e mallrave dhe kryente punimet në emër të saj, pastaj në emër të këtyre shërbimeve i transferoheshin të gjitha paratë e destinuara për projektet e “kryera”. Pas shpalljes së tenderit nga e ashtuquajtura “Zyra për Kosovë”, fituese e kësaj kontratë ishte shpallur “D.O.O.RAD” e regjistruar në sistemin paralel në Serbi, me pronar Radule Steviq”, thuhet mes tjerash në aktakuzën e prokurorit special Naim Abazi, raporton Front Online, duke shtuar se provat të cilat e vërtetojnë këtë mekanizëm financues janë dëshmitë e siguruara nga Policia (kontratat dhe dëshmitë tjera në CD), ku vërtetohet se kompania “D.O.O.RAD 028 Zvecan” e regjistruar në sistemin paralel në Serbi, me pronar të pandehurin Radule Stevic, është e pakonkurrent në përftimin e tenderëve në të ashtuquajturën “Zyra për Kosovë dhe Metohi”, financuese kryesore e strukturave paralele.

    Sipas aktakuzës. gjatë analizës së dëshmive, kjo prokurori ka arritur të vërtetoj se biznesi “D.O.O. RAD 028 Zveçan” i të pandehurit Radule Steviq kishte marrë kontrata në vlera jashtëzakonisht të mëdha, të ndara në 2 grupe apo në 2 tituj të kontratave. Në grupin e parë me titull “Ugovori” apo në shqip “kontratat” bëhet fjalë për 159 kontrata në vlerë 50.9 milion euro, që të gjitha të fituara nga i pandehuri Radule Stevic me biznesin “D.O.O. RAD 028 Zveçan”.

    Në grupin e dytë të kontratave me titull “Odulke o zakljucenju okvirnog sporazuma” apo në shqip “Vendimet për lidhjen e një marrëveshjeje kuadër”, bëhet fjalë për 33 të kontrata të llojllojshme në vlerë 16.6 milion euro, përsëri që të gjitha të marra nga i pandehuri Radule Steviq.

    Gjatë analizimit dhe krahasimit të secilës prej këtyre kontratave, kjo prokurori ka arritur në përfundim se “D.O.O.RAD 028 Zveçan” e regjistruar në sistemin paralel në Serbi, ka të përfituar 192 kontrata (te dy grupet e kontratave) për periudhën kohore 2020 deri me 31.07.2024, ku totali i këtyre kontratave arrin vlerën e rreth 67.5 milion euro apo në dinar serb 7,939,807,482.60.

    “Nga të gjitha kontratat e dhëna, vërtetohet se nuk ka pasur gjasa që të nënshkruhet asnjë kontratë pa qenë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë të pandehurit Milan Radoićiq dhe Radule Steviq”, precizon aktakuza e Prokurorisë Speciale, raporton Front Online.

    Milan Radoiçiq ka ndikuar në dëshmitarë për çështje të marrjes dhe dhënies së ryshfetit në rastin “Brezovica”

    Për më tepër, disa projekte të financuara nga Kosova përmes tenderëve dhe disa prej këtyre kontratave të cilat ishin kryer, në kohën e mëvonshme ishin shpallur në sistemin paralel serb të financuar nga Serbia, edhe pse të njëjtat projekte ishin finalizuar nga paratë e buxhetit të Kosovës.

    Milan Radoiçiq përmes Radule Steviq ka arritur që përmes formave të ndryshme të aktivitetit kriminal, të krijojë pasuri të konsiderueshme, duke blerë banesat, ndërtuar vilën, veturat e ndryshme, pagesën e shërbëtorëve të tij, rojeve personale, qiratë e paguara për ish bashkëshorten, që në vijim do të pasqyrohet secila veç e veç.

    “Dëshmi apo prova të cilat e vërtetojnë aktivitetin kriminal të Milan Radoiçiq janë financimi i terrorizmit, pastaj e kaluara e tij kriminale, konkretisht rastet e hapura në Policinë e Kosovës, ku i pandehuri Milan Radoiçiq ka ndikuar në dëshmitarë për çështje të marrjes dhe dhënies së ryshfetit në rastin “Brezovica”, pjesëmarrësit e grupit të tij në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në kontrabandimin e mallrave, të cilët tani janë në arrati, të gjithë zyrtarët të cilët kanë punuar në komunat veriore të Kosovës i janë nënshtruar ndikimit dhe kërkesës së Milan Radoiçiq, në të kundërtën vendoseshin mjete shpërthyese në veturat apo shtëpitë e tyre, raste të grabitjes, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, vrasje e rëndë (pagesat për kryerjen e saj), pasurimit përmes keqpërdorimit të tenderëve të përshkruar si më lartë, si dhe çdo formë tjetër të aktivitetit kriminal me qëllim të zhvillimit të veprimtarive kriminale që sjellin të hyra apo para, ndërsa bashkëpunëtori dhe ndihmësi i tij Radule Steviq, gjithashtu është i njohur për të kaluarën kriminale në data bazën e Policisë së Kosovës për raste të ndryshme si, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, lidhje e kontratës së dëmshme, shmangie nga tatimi, sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

    Ndërtimi i vilës dhe blerja e banesës “Penthouse”

    Duke pasur parasysh faktin se i pandehuri Milan Radoiçiq nuk kishte asnjë të hyrë të deklaruar në llogari bankare dhe nuk ishte i punësuar tek ndonjë punëdhënës, sipas Prokurorisë e kishte të pamundur që pagesat apo transaksionet investive t’i kryente personalisht e kjo vërtetohet qartë me provat e cekura si më lartë që do të administrohen në këtë shqyrtim gjyqësor. “Në mungesë të të hyrave të ligjshme, i pandehuri Milan e kishte përdorur biznesin RAD D.O.O. të cilin e kishte regjistruar në emër të Radule Steviq dhe përmes këtij biznesi kishte bërë financimin e ndërtimit të vilës tek liqeni i Ujmanit. Ndërsa, blerjen e banesës “Penthouse”, lokalin në të cilin ka vepruar Restorant “Grey”, i pandehuri Milan i kishte dhënë ish bashkëshortes së saj Ema që t’i kryej pagesat në para të gatshme në vlerë prej 100 mijë euro kurse 50 mijë euro i kishte paguar Ema përmes llogarisë bankare. Mënyrën e maskimit dhe fshehjes së origjinës së këtyre pronave, e vërtetojnë dëshmitarët të cilët janë marrë në pyetje, ku secili prej tyre e vërteton nga një fazë të maskimit apo fshehjes së origjinës, thuhet në aktakzuë, raporton Front Online.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Shtator 2024
    Sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, do të vazhdojë...
    Hulumtime16 Shtator 2024
    Konzorciumi “ALB Architect & North West” është shpallur fitues i dy lotëve të tenderit të Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Shërbimit Korrektues të...
    Lajme16 Shtator 2024
    Duke filluar nga ora 07:00, sot punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë në shenjë proteste për shkak...
    Të tjera
    Vip15 Shtator 2024
    Prezantuesja e njohur, Lotina Haziri, vajza e politikanit të respektuar Lutfi Haziri, ka tërhequr vëmendjen me publikimin e disa fotografive të reja...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Përfaqësues nga FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra lokale e Sherifit, kanë mbajtur një konferencë lidhur me të shtënat me armë zjarri të...
    Lajme15 Shtator 2024
    Muajin e kaluar, drejtori i CIA-s William Burns vizitoi tre vende të Ballkanit Perëndimor – Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën –...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë mbështetje në zgjedhjet e reja sesa në ato të vitit 2021. Në fjalën...
    Lajme15 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Një person është ndaluar pas të shtënave me armë të raportuara pranë fushës së golfit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Florida....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.