×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami, Mujës: Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Muja, që sot në Kuvend tha se rritja ekonomike është “arma e fortë” e Qeverisë që s’po diskutohet.

    Bajrami tha se gati katër vite mandat VV’së i kanë shkuar duke manipuluar me shifra.

    “Nuk e pata në mend të flas por më nxitën shifrat dhe manipulimi me shifra i deputetit Armend Muja. Tri vite e gjysmë, gati katër mandat iu kanë shku duke manipulu me shifra thu që qytetarët e vendit nuk e dinë se cka ka ndodh me ekonominë e këtij vendi. Të nderuar qytetarë të këtij vendi të gjithë ju e dini që në vitin 2021 inflacioni në Kosovë ka qenë 3.4 për qind, dhe 230 milionë euro kanë ardhur nga rritja e çmimeve”

    Ajo tha se në vitin 2022 inflacioni ka qenë 11.6 për qind dhe 923 milionë euro prej 1.1 miliadrëve vijnë prej inflacionit.

    Bajrami shtoi se gjatë kësaj qeverisje inflacioni i ka kushtuar 1.6 miliardë euro ekonomisë së Kosovës.

    “Inflacioni gjatë qeverisjes suaj i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro dhe sot ju thoni që ju i keni sjellë miliarda buxhetit të Kosovës. Po zotëri, po qysh i keni marrë këto miliarda? I ke marr prej xhepave të qytetarëve, prindërve fëmijëve të të cilëve deri sot ia ke dhënë 10 euro e tash në kohë të fushatës ia jep 20-30 euro. Por 10, 20 e  30 euro assesi nuk e mbulojnë normën e inflacionit. Çka me premtimit tuaj për qumësht më të lirë, bukë më të lirë, sheqer me të lirë. vaj më të lirë, çka ka ndodh me çmimet e këtyre produkteve? Këtyre produkteve i është dyfishuar çmimi e juve iu janë dyfishu tatimet për të mundësu rritjen e buxhetit. Të lutem shumë, mos fol për politika fiskale, për cilat politika fiskale po fol, cilën reformë fiskalë. A e din që ministri i Financave që është këtu, ende e ka drejtor të Administratës Tatimore drejtorin që ia ka caktu Bedri Hamza në qeverisjen PAN jashtë kritereve ligjore, përmes konkursit të manipuluar”, tha ajo.

    Bajrami vazhdoi duke përmendur pagën minimale, tenderët njëburimorë e deficitin tregtar.

    “A e din cka ka ndodhë me deficitin tregtar? Pesë miliardë. Kur e ke marrë qeverisjen 2.8 ka qenë deficiti, sot ti më fol se sa bizense janë hapë. Pengesa e bizneseve është mungesa e fuqisë punëtore, që kanë ikë në perëndim se ia ke hup shpresën e sot më fol që e ke rrit pagën minimale, cilën pagë e ke rrit? Kurrkush në institucione publikë se ka pasë pagën më të ultë se 350 euro, në institucione private iu kanë ik njerëzve punëtorët për shkak të qeverisjes suaj. A e din cka keni rrit, tenderët njëburimorë, 273 milionë euro janë tenderë për dosta”, tha Bajrami.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se për shkak të keqqeverisjes, sistemi...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke ngacmuar pushtetin për punët që kanë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor. Kryeparlamentari Glauk...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq ka pritur në një takim gjatë ditës së djeshme ambasadorin e Serbisë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.