Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar ndaj Prishtinës.
Në finalen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, “Xehetarët” kanë triumfuar me rezultat 89:73.
Për Trepçën ky ishte titulli i dytë me radhë i Superkupës dhe i treti në përgjithësi.
Pas çerekut të parë të barabartë, Trepça e ka përfunduar çerekun e dytë me rezultat 26:19, ndërsa i treti ka përfunduar 22:17. Prishtina është përpjekur të kthehej në lojë në çerekun e katërt, duke u afruar deri në gjashtë pikë, por nuk ia ka arritur ta përmbysë rezultatin. Çereku i fundit ka përfunduar 27:22 për Trepçën, duke vulosur fitoren e mitrovicasve.
Lojtarët më të dalluar për Trepçën kanë qenë Desmond Cambridge Jr me 15 pikë, katër kërcime dhe pesë topa të rrëmbyer, ndërsa Sammy Hunter ka realizuar 18 pikë dhe gjashtë kërcime. Larry Thomas ka shënuar 13 pikë dhe ka dhënë pesë asistime, ndërsa Malik Johnson ka kontribuar me 11 pikë dhe gjashtë asistime.
Për Prishtinën, Damire Burns ka qenë më i dalluari me 12 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Jaleen Moore ka realizuar 20 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, megjithatë ka pasur shtatë topa të humbur. Jawachi Nzeakor ka shtuar 13 pikë për skuadrën kryeqytetase, por me efikasitet të ulët./RTK