×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: PDK-ja është në fazën finale të përpilimit të ofertës politike për zgjedhje

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i përgatituri për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Deliu-Kodra ka theksuar se Hamza është njëri nga figurat më të fuqishme të PDK-së, i njohur për premtimet e mbajtura gjatë karrierës së tij politike.

    Sipas saj, PDK-ja është në fazën finale të hartimit të ofertës politike për qytetarët e Kosovës, e cila do të reflektojë nevojat aktuale të vendit.
    “Ne kemi një gjendje të rënduar në të gjitha drejtimet, dhe jam e bindur që qytetarët në rrethanat që ndodhën para tyre kanë dy alternativa, e kanë të një qeverie që për tri vite e gjysmë nuk do të shquhet për asnjë projekt të vetëm zhvillimor. PDK-ja dhe zoti Hamza janë në përpilim përfundimtar të ofertës politike e cila do të jetë ofertë për qytetarin e Kosovës, dhe nevojat që sot i Kosova”, ka deklaruar ajo, në Debat Plus të RTV Dukagjini.
    Deliu-Kodra ja kritikuar qeverinë aktuale, duke theksuar se ajo nuk është dalluar për projekte zhvillimore gjatë mandatit të saj.

    “Kosova sot numëron vetëm izolim dhe sanksione si rezultat i cenimit të partneriteteve ndërkombëtare nga qeveria”, ka theksuar ajo.

    Analisti politik, Lirim Mehmetaj, ka ngritur pyetjen se si PDK-ja planifikon ta nxjerrë vendin nga ky izolim dhe sanksionet, për të cilën Deliu-Kodra u përgjigj duke theksuar rëndësinë e riparimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një udhëheqjeje të përgjegjshme. /Dukagjini/

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska. Për këtë çështje në “Pressing”...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Kandidatët për president nga demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris dhe Donald Trump janë takuar sërish me...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në veri ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak katër të rinjve serbë për sulmin ndaj policëve....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.