×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi takon bursistët e Young Cell Scheme

    FrontOnline
    11 Shtator 2024

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme të rinjtë e të rejat bursistë nga programi i Young Cell Scheme.

    Sipas njoftimit për media nga ekzekutivi, ata e njohën zëvendëskryeministrin me eksperiencën e përvojat e tyre në shtetet ku ata kanë jetuar e studiuar.

    Zëvendëskryeministri tha se programi është një mundësi e mirë për të thelluar dijet dhe njohuritë në fushëveprime të caktuara, të cilat i vendosin më tej në shërbim të vendit, me qëllim progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

    Ai shtoi se Qeveria vijon ta mbështesë këtë program, si një burim i rëndësishëm i kapitalit njerëzor, për rritje të qëndrueshme dhe ofrim të mundësive për të rinjtë dhe të rejat”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Tutje në njoftim thuhet se ky program i bursave postdiplomike bashkëfinancohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian, duke mbështetur reformën e administratës publike të Kosovës, dhe përkrahur përafrimin e vendit me praktikat e standardet më të mira evropiane. 409 studentë janë shpërblyer me bursa, në 13 raunde, për të studiuar në universitetet evropiane, teksa do të nisen drejt universiteteve përkatëse deri në muajin tetor edhe studentët e pranuar nga thirrja e XIV-të.

    Në këtë takim, prezent ishte dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar dhe stafit civil.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Nëntor 2024
    Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka mbajtur në Zvicër me bashkatdhetarët. Limaj ka shkruar...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Budapest zhvilloi takim edhe me kryeministrin e Finlandës, Petteri Orpo. Osmani, përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, është takuar në Budapest me homologun e saj të Lituanisë, Gitanas Nauseda. E para e vendit bën me dije...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka mbërritur në Kievi të shtunën për një vizitë të paralajmëruar...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Në radhën e tubimeve “Turneut të Ndryshimit”, Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së shtunë është mbledhur në Pejë. Kreu i kësaj...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Është arrestuar një person i moshës  40-vjeçare në Tiranë. Dyshohet se ai ka lëvizur me armë dhe me lëndë narkotike, shkruan Abcnews.al...
    Sport09 Nëntor 2024
    Sulmuesi i Lilles, Edon Zhegrova, po lë gjurmë në pothuajse secilën paraqitje. E fundit ishte ajo e 5 nëntorit kundër Juventusit në...
    Vip09 Nëntor 2024
    Sfida e buxhetit po vazhdon fuqishëm brenda shtëpisë më të madhe në vend. Kësaj here ishte Burimi ai që iu ka shërbyer...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti ka bërë të ditur emrat për deputetë që do të jenë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.