Në mesin e mbi 22 mijë tifozëve në “Air Albania”, edhe ky vogëlush ishte për ta parë nga afër Shqipërinë ndaj Gjeorgjisë.
Ajani 5 vjeçar, i cili në stadium ishte me babain e tij, nënën dhe motrën, fjalë për fjalë e di përmendësh Himnin kombëtar, të cilin edhe e këndon me krejt fuqinë e tij, njofton Klankosova.tv.
Para se të fillonte sfida e vlefshme për Ligën e Kombeve, Ajani me babain e tij, Drilonin, po zhurmonin bashkë me gjithë tifozët në stadium, duke e interpretuar Himnin e Flamurit.
Familja Bardhi nga Gjakova, janë mbështetës “fanatikë” të Kombëtares së Shqipërisë, sikurse edhe të Vëllaznimit.
Në një prononcim për Klankosova.tv, ditë më parë, babai i Ajanit tregoi se djali i tij nuk bën asnjë kompromis, kur bëhet fjalë për skuadrat e zemrës, të cilat vazhdimisht i shikojnë në stadium e palestër.
Njejtë sikurse Himnin, vogëlushi i di përmendësh edhe vargjet e këngës së Ilir Shaqirit “Gjakovë lulja e gjakut”, të cilën me krejt forcën e interpreton në sallën e sporteve “Shani Nushi”, kur Vëllaznimi luan basketboll.