Një nga figurat më kyçe të AAK-së, Ardian Gjini ka komentuar paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se do përgjigjet me masa serioze brenda 72 orësh ndaj Kosovës.
”Ka KFOR këtu”, u shpreh Gjini në DPT te Fidani në Klan Kosova.
”Ekziston një mission ndërkombëtar këtu dhe prandaj [Vuçiq] nuk guxon të hyjë në aventura”.